Në fokus

January 9, 2018 | 10:49

Mirënjohja… dhuratë me vlerë kur ia shpreh dikujt!

Mirënjohja është një nga ato fuqitë e veçanta në jetë, e cila rritet gradualisht, sidomos kur ia shpreh dikujt. Mirënjohja është energji shpirtërore e ngjashme me flakën e qirinjve. Në rastin kur e “falim” këtë flakë, duke ndezur të tjerë qirinj, drita e saj njësoj si mirënjohja rritet. Në fakt, vetëm me qirinjtë që kemi, ne mund të ndezim një numër të pakufizuar prej tyre, duke ndihmuar në ndriçimin e botës përreth.

1-67-768x512

Shkruani një listë

Zakonisht, gjërat i vlerësojmë atëherë kur nuk i kemi më dhe kështu ndodh edhe me gjërat e thjeshta dhe të përditshme. Këta shembuj mund të jenë detaje nga më të thjeshtat, për të cilat nuk keni menduar ndoshta asnjëherë: një dush i ngrohtë në mëngjes, uji i pijshëm, ajri i kondicionuar në ditët e nxehta, familja dhe miqtë të cilët ju duan, një buzëqeshje ose një e qeshur me lot, një film ose një këngë frymëzuese, një mësim ose një libër i mirë, shëndeti, një çati e sigurt mbi kokë, buzëqeshja e fëmijëve tuaj, një përqafim etj. Kjo listë përbën një ‘deklaratë financiare’ në botën shpirtërore. Në mënyrë të pabesueshme mund ta rrisim llogarinë tonë shpirtërore. Vetëm duke vlerësuar atë që kemi, duke fokusuar mirënjohjen tonë mbi gjithçka që kemi, do të ndihemi më të pasur. “Mirënjohja ndryshon në mënyrën se si e perceptojmë jetën dhe veten. Situatat e vështira, të cilat dikur na dukeshin të papranueshme, tani ndryshojnë. Kur ndjejmë mirënjohje, situatat qartësohen dhe mund të shohim mundësi për të bërë ndryshime. Kur mirënjohja shndërrohet në mënyre jetese, suksesi, paqja, lumturia dhe shëndeti ynë ‘ndihen’. Sa më shumë ta ndjesh, aq më shumë arsye do të gjesh për ta ‘shijuar’. Mirënjohja është një forcë e magjishme, si një magnet gjigant, që buron dhe tërheq më shumë sesa ende ke marrë. Është një energji e gjallë, ajo të ndriçon rrugën për t’u zhvilluar më shumë sesa ke eksperimentuar tashmë!” Louise Hay – “Mirënjohja-mënyra e të jetuarit” Mirënjohja i shndërron gjërat e thjeshta në gjëra të shenjta. Ajo na jep më shumë edhe atëherë kur kemi më pak nga çfarë dëshironim ose mendojmë se meritonim. Nuk keni nevojë për asnjë mjet të veçantë, asnjë lloj gjëje, por vetëm të gjeni brenda vetes arsyet për të qenë mirënjohës. Mirënjohja është një virtyt i veçantë. Kështu e përshkruan dhe André Comte-Sponville në librin e tij “Një studim i vogël për virtyte të mëdha”, duke e quajtur “një nga virtytet më të pëlqyera dhe një nga kënaqësitë më të virtytshme”.

Çfarë është mirënjohja?

“Mirënjohja gëzohet për atë që ndodh ose për atë që ekziston”, shkruan i njëjti autor. Kështu, mirënjohja është fuqia për të gëzuar atë që kemi – buzëqeshja e fëmijëve, një ditë plot diell ose një gotë verë cilësore. Në njëfarë mënyre, është e kundërta e… bujarisë. Nëse bujaria është kënaqësia për të dhënë, për të falur diçka, mirënjohja është “pushteti” i të pranuarit. Mirënjohja nuk ka asgjë për të dhënë, ajo ofron veçse kënaqësinë e të pranuarit. Nuk do të thotë “një shërbim kundër një tjetri”. Përkundrazi, siç thotë La Rochefoucauld, “nxitimi i madh që tregojnë disa për të paguar detyrimet e tyre është njëfarë mosmirënjohje”. Mirënjohja është një gjendje e hirshme e së tashmes. Për të qenë mirënjohës, nuk mund të jem veçse i pranishëm dhe gëzohem për jetën time këtu dhe tani. përpara. Mirënjohja “shkrin” ndjenjat shkatërruese (frika, zemërimi) dhe na ndryshon gjendjen. Por, shpeshherë përqendrohemi mbi gjërat që nuk funksionojnë. Dhe kjo ndodh sepse mendojmë se “na takojnë”. Jemi shpesh të pakënaqur se nuk kemi më shumë lekë, një vend pune më të mirë ose një partner më joshës. Ndihemi të frustruar se nuk e kemi jetën siç mendojmë ne se e meritojmë. Mirënjohja na ndihmon të kuptojmë se asgjë nuk na takon vetëm se ne mendojmë kështu. Nuk është e thënë të kemi shëndet, familje, dashuri. Të gjitha këto janë “dhurata”, të cilat shumë prej nesh nuk i gëzojnë. Për më tepër, mirënjohja na mbron që të përfundojmë në situata të tilla ku e vlerësojmë atë që kemi vetëm kur e humbim. Për shembull, të vlerësojmë që gëzojmë shëndet të mirë vetëm kur sëmuremi ose të na vijë keq për ndarjen, kur partneri na ka braktisur.

Si ta shprehim mirënjohjen?

Mirënjohja gjendet më shumë në regjistrin e foljes “të jesh” sesa “të bësh”. Ajo nënkupton: të jemi në gjendje “të hapur” për të pranuar gjërat e mira të cilat na ofrohen. Mund të falënderojmë në shumë mënyra. Falënderojmë universin nëpërmjet meditimit dhe lutjes, sipas orientimit fetar; falënderojmë të tjerët me një “faleminderit” të thjeshtë, me një buqetë lulesh ose me një dhuratë simbolike. Por, më shumë se kaq, falënderojmë botën nëpërmjet gjendjes pozitive që rrezatojmë atëherë kur ndihemi mirënjohës.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com