Mirëqenie

September 15, 2018 | 8:58

Disa kura natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

Humbja e bardhësisë së dhëmbëve ndodh kur harroni rregullat kryesore të pastërtisë: Të lani dhëmbët 3 herë në ditë, të përdorni fillin dentar dhe ti shpëlani pas ngrënies. Kur kjo gjë e tejkalon masën, atëherë përveç parehatisë që shkakton ajo fillon që të bëhet mjaft shqetësuese për shëndetin. Por edhe për këtë ka disa mënyra që ju vijnë në ndihmë:

Sodë buke dhe kripë: kjo është mënyra më e dëgjuar sepse soda ka një efekt antibakterial dhe gjithashtu ndihmon në zbardhimin e dhëmbëve.

Lëkura e portokallit: Keni menduar ndonjëherë çfarë mund të bëni me lëkurën e mbetur të portokallit? Në qoftë se jo mësojeni tani. Fruta të tilla si limoni, portokalli, qitro janë shumë efektive për të hequr shenjat sepse përmbajnë acide. Mund të fërkoni dhëmbët me lëkurën për 2-3 minuta ose mund të bëni një pastë me të.

Lëngu i limonit: Mund të shkëmbeni lëkurën e portokallit me limonin për rezultate më të shpejta. Përdoreni lëngun e tij si një pastë.

Farat e susamit: Këto fara bëjnë mirë për shëndetin kur i hani, por mund t’i përdorni dhe për dhëmbët pasi kanë një veti si skrabi, pastrojnë dhe i bëjnë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë.

Vaji i kokosit: Ky lloj vaji përthith papastërtitë që ndodhen në gojën tuaj dhe ka të njëjtin efekt si një antibakterial.

Luleshtrydhet dhe domatet: Nuk kishit menduar për një kombinim të tillë jemi të sigurt, por janë të pasura me vitaminë C dhe mund t’i përdorni në qoftë se portokalli dhe limoni nuk ju pëlqejnë. Shtypini në formën e një paste dhe aplikojini në dhëmbët tuaj.

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top