A e dini se edhe me lëvizjet më të vogla fëmija ushtron muskujt? Ka shumë mënyra për të inkurajuar zhvillimin e tyre fizik dhe lëvizshmërinë.
Praktikoni qëndrimin shtrirë me bark
Fëmija kalon më shumë kohë shtrirë me shpinë. Nëse e ktheni në anën tjetër, fëmija do të mësojë të ketë kontroll mbi kokën, muskujt e qafës, shpinën dhe shpatullat.
Rrotullimi
Që kur është rreth 3 muajsh fëmija mëson të rrokulliset. Sigurojini hapësirën e mjaftueshme për ta bërë këtë veprim lirshëm.
Qëndrimi ulur
Në fillim fëmija do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, derisa të mund të kontrollojë plotësisht muskujt e qafës dhe kokës.
Zvarritja
Kur foshnjat janë midis 6 dhe 10 muajsh, ata do të fillojnë të zvarriten e të ecin këmba-duar. Lëreni të zbresë në dysheme dhe të eksplorojë gjërat për të cilat ka kuriozitet.
Ecja duke u mbajtur
Ky është fillimi i aftësisë së fëmijës për të ecur, duke u mbajtur në anën e tavolinës ose divanit.
Ecja
Pasi të ketë kaluar fazën e mëparshme, fëmija do të jetë në gjendje të ecë pa u mbajtur askund. Lejojeni të ecë zbathur.
Ide për ta inkurajuar fëmijën
- Kapja e objekteve
Vendosni një lodër në dorën e foshnjës për ta mbajtur atë. Ose teksa është shtirë me shpinë, përkundni një objekt në mënyrë që të luajë me të.
- Mbajeni ngritur
Ndihmoni fëmijën të mësojë të ulet pa asnjë mbështetje duke e vënë atë në dysheme me pjesën e prapme afër divanit. Përdorni jastëkët për të mbështetur shpinën dhe të dyja anët.
- Aktiviteti fizik
Foshnjat kanë shumë përfitim nëse ju i bëni lëvizje të thjeshta.
- Joga për bebe
Joga promovon fleksibilitetin e foshnjës suaj, zhvillon muskujt dhe nyjet si dhe forcon shpinën.
- Këndoni dhe kërceni
Këngët dhe lojërat i ndihmojnë foshnjat të njihen me pjesë të ndryshme të trupit të tyre dhe të zhvillojnë aftësinë për t’i lëvizur ato sipas dëshirës.
- Lojëra me top
Nxiteni fëmijën të luajë me top për të ushtruar këmbët dhe krahët.
- Lojëra me kuti
Shfrytëzoni kartona të mëdhenj, pritini duke krijuar dritare e dyer për fëmijët që të zvarriten brenda dhe jashtë tyre.
- Jepuni mjete të ndryshme
Merrni enë të përshtatshme për fëmijë, lugë, pirun etj dhe jepjani fëmijës për të luajtur.
- Drejtimi i makinës
Improvizoni me lodra të ndryshme, ku fëmija të bëjë sikur është në makinë e të shtyjë këmbët. Kjo do ta ndihmojë atë të zhvillojë ekuilibrin, vetëdijen hapësinore dhe të forcojë këmbët.
- Lojë në ujë
Noti është aktivitet i mrekullueshëm për ndërtimin e muskujve, madje edhe fëmijët e sapolindur e zotërojnë këtë aftësi.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.