Këshilla & Arsye

April 16, 2018 | 14:15

Disa mënyra për të kontribuar në karrierën tuaj…

Këtë vit, mundohuni të investoni në karrierën, emrin dhe veten tuaj. Edhe pse mund të keni marrë disa nga hapat për përmirësimin personal nëpërmjet kurseve apo këshilluesve, ja cilat janë disa nga hapat që mund të ndërmerrni:

Poziciononi veten tuaj si specialist

James Pollar, këshiilues marketing dhe pronar i shoqërisë TheAdvisorCoach.com, shprehet për klientët e tij se: Këshilla më e mirë që mund t’i jap dikujt në çfarëdo fushe kur vjen puna tek përforcimi i emrit është të bëhet një specialist dhe të bëhet shumë i mirë në pak gjëra. Nëse keni probleme me zemrën do të shkoni tek një praktikant i përgjithshëm apo tek kardiologu? Kush mendoni se paguhet më mirë? Unë i them klientëve të mi të zgjedhin një fushë ku duan të specializohen dhe të lexojnë dhe të marrin sa më shumë informacion, duke investuar për veten e tyre sa më shumë të munden”.

Përditësoni Linkedin-in tuaj

Është koha të përditësoni sa më shumë profilin tuaj në Linkedin. Duhet ta përditësoni atë në çdo aspekt dhe fushë që ju jep profili. Kështu do të tërhiqni vëmendjen e kompanive të rekrutimit duke i dhënë më shumë shanse vetes të gjeni një punë dhe një karrierë në ngritje.

Krijoni një kartë biznesi

Ne jetojmë në një botë dixhitale, por gjithsesi materialet fizike të biznesit mbajnë peshën e tyre. Karta e biznesit do të jetë kontakti i parë me çdo klient. Krijoni një përshtypje të mirë që në fillim. Faqe të ndryshme në internet ju mundësojnë të krijoni një kartë biznesi profesionale, vetëm për 5 dollar, si p.sh Fiverr apo VistaPrint. Shpenzoni këto para që të dukeni sa më mbresëlënës.

Krijoni një faqe WEB

Të pasurit e një faqe tërheqëse dhe të thjeshtë për t’u naviguar, mund t’ju ndihmojë të përmirësoni imazhin tuaj mes amatorëve. Nuk keni pse të jeni një dizajnues që të mund të keni një faqe të tillë. Sot është e thjeshtë dhe reale të keni një Website vetëm në disa orë, duke përdorur platformat si Wix apo Squarespace. Me krijimin e një faqeje Web, ju mund të krijoni një qendër të dhënash për të gjithë njerëzit që duan të mësojnë rreth jush.

Vazhdoni të lexoni

Një nga gjërat më të vështira, por shpeshherë më efektive është të avanconi me edukimin e mëtejshëm. Kjo mund të jetë ndjekja e një kursi, certifikimi, apo dhe një shkollë e dytë. Por sot, nuk është e thënë të lini shtëpinë tuaj për të mësuar. Shumë faqe internet ofrojnë kurse pa ose me pak para, apo programe të tjera të cilat ndihmojnë në rezymenë tuaj në të njëjtën kohë. Për shembull, edX ofron kurse falas nga institucione të rëndësishme si Harvard, Berkeley dhe MIT. E ngjashme është dhe John Hopkins, i cili ofron edukim nëpërmjet kurseve njësoj si MIT dhe Carnegie mellon. Coursera ofron kurse më të specializuara, njësoj si Skillshare.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top