Për të mbajtur mënjanë çdo gjë negative që mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj, bëni mirë t’i bëni pjesë të përditshmërisë suaj këto mënyra:
Mbani një komunikim të hapur. Çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme është komunikimi.
Mos ia vini në dukje anët negative personit tjetër, sikur të ishin e keqja më e madhe që ekziston.
Vlerësojeni personin tjetër dhe bëjeni të kuptojë se është personi më i rëndësishëm për ju.
Mos mbani inate. Në vend të tyre, flisni me njëri-tjetrin, sqarohuni dhe harrojeni çfarë ka ndodhur.
Lëreni mënjanë xhelozinë. Nëse e doni personin që keni pranë, bëni mirë ta besoni atë.
Mos bini pre e ankesave. Mjaft u ankuat kur diçka nuk shkon mirë. Luftoni t’ia dilni mbanë bashkë.
Mos e krahasoni marrëdhënien tuaj me të tjerët. Çdo çift është i veçantë në mënyrën e vet.
Mos u përpiqni ta ndryshoni dikë, sepse doni ju. Bëjeni të kuptojë se ndryshimi i shërben dhe vetë atij.
Sillni mirësi në lidhjen tuaj. Tregoni zemërgjerësi për njëri-tjetrin dhe për të tjerët që ju rrethojnë.
Qeshni. Mos e lini seriozitetin e përditshmërisë, ta pengojë fëmijën që keni brenda jush të dalë në pah.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.