Mirëqenie

November 12, 2018 | 14:36

Disa mënyra për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë

Nëse zbatoni rregullisht këto këshilla do të mund të reduktoni rrezikun që paraqet  tensioni i lartë, ose ta trajtoni nëse jeni prekur tashmë prej tij. Tensioni rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave. Është e rëndësishme që ta mbani nën kontroll  rregullisht.

6 këshilla që duhet të zbatoni:

Kryeni rregullisht aktivitet fizik

Mundohuni të kryeni aktivitet fizik çdo ditë, por jo shumë intensiv. Kryeni të paktën 150 minuta në javë, duke i ndarë pak më shumë se 10 minuta çdo ditë.

Mbani nën kontroll peshën

Për disa njerëz, humbja e peshës është gjithçka që duhet ta bëjnë për të ulur presionin e gjakut në një nivel normal.

Ndiqni një dietë të ekuilibruar të shëndetshme

Dieta duhet të përfshijë sasinë e duhur nga secili grup ushqimor. Në veçanti, duhet të jetë e pasur me një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh.

Reduktoni kripën

Mos gatuani me sasi të madhe kripe dhe mos ia hidhni asnjëherë kripën direkt ushqimit, por hidheni në ujin kur e gatuani.

Kujdes me alkoolin

Nëse pini alkool, rrini brenda kufijve të rekomanduar.

Marrja e ilaçeve sipas përshkrimit

Shumica e njerëzve do të duhet të marrin më shumë se një lloj ilaçi për të kontrolluar presionin e gjakut. Mos e ndërprisni marrjen e medikamenteve pa u konsultuar fillimisht me mjekun tuaj.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top