Në fokus

November 12, 2018 | 14:23

Thyhet miti se koha e shpenzuar para ekraneve prish ekuilibrin e gjumit. Ka faktorë të tjerë që ndikojnë…

Ekranet janë shndërruar në një element shoqërues i përditshmërisë së fëmijëve, ndërsa trendet e rritjes së kohës të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike, janë bërë një shqetësim i përhershëm i prindërve dhe krijuesve të politikave.

Studimet e publikuara më parë thonin se 50 deri në 90% e fëmijëve të moshës shkollore nuk mund të flenë gjumë mjaftueshëm, duke hedhur fajin te përdorimi i teknologjive, megjithatë, gjetjet e reja të hulumtimit nga “Oxford Internet Institute”, i cili vepron në kuadër të Universitetit të Oxfordit, flasin se koha e kaluar para ekranit të pajisjeve dixhitale ka shumë pak efekt praktik mbi gjumin e fëmijëve.

Studimi në fjalë është zbatuar duke përdorur të dhëna nga sondazhi i vitit 2016, i bërë në Amerikë mbi shëndetin e fëmijëve, ku prindërit kanë shkruar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.

“Gjetjet flasin se marrëdhënia mes gjumit dhe ekranit të përdorur nga fëmijët është jashtëzakonisht modeste”, shkruan profesori Andrew Przybylski, autor i studimit të botuar në “Journal of Pediatrics”.

“Çdo orë e kaluar para ekranit është lidhur me tri deri në tetë minuta më pak gjumë natën”, thotë ai.

“Për shembull, kur krahasoni gjumin mesatar të një të riu i cili nuk përdor teknologjitë ( 8 orë e 51 minuta) me gjumin e një adoleshenti i cili kalon tetë orë para ekranit (në 8 orë e 21 minuta), vëreni se dallimi është i parëndësishëm. Faktorë të tjerë të njohur, siç janë fillimi i shkollës herët në mëngjes, kanë një efekt më të madh mbi gjumin e fëmijës”, thuhet në studimin e Universitetit të Oxfordit.

Ka disa që kanë shprehur shqetësimin për rolin që drita blu e lëshuar nga pajisjet e tilla, çrregullon hormonin e gjumit.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top