Këshilla & Arsye

March 16, 2018 | 14:28

Disa mënyra për të nxitur tolerancën tek fëmijët

Mësojini fëmijës së pari dashurinë

Bëhuni shembulli më i mirë për të dashur të tjerët. Jepuni ndihmë  të tjerëve pavarësisht ndryshimeve mes jush. Bëjeni këtë gjë sa më shumë në prani të fëmijës suaj.

Evidentojini fëmijës vlerat dhe gabimet e tyre

Askush nuk është perfekt, të gjithë kemi vlera dhe defekte. Fëmija duhet ta pranojë këtë te vetja në mënyrë që ta tolerojë tek të tjerët.

Ekspozoni fëmijët ndaj dallimeve

Mësojini fëmijët që secili është unik dhe i ndryshëm nga tjetri dhe këto dallime duhen respektuar.

Sfidoni stereotipat

Bota ku jetojmë nuk është e përkryer dhe tolerante e për këtë ka shumë stereotipe. Për shembull dikush mund të diferencohet sepse i përket një pakice, sepse është i varfër etj. Mos i nxisni këto sjellje tek fëmija.

Sfidoni veten

Përpiquni ta vendosni veten në vendin e tjetrit dhe t’i shikoni gjërat sipas këndvështrimit të tij. Kur fëmijët marrin këtë shembull nga ju, do ta praktikojnë edhe vetë.

Nxisni vetëvlerësimin e fëmijës

Kur fëmijët ndihen mirë me veten ata nuk ndihen “të kërcënuar” nga dallimet e të tjerëve. Fëmijët që janë të sigurt në vetvete, janë më të prirur të pranojnë pikëpamje të kundërta.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top