Këshilla & Arsye

March 16, 2018 | 14:13

Uji i ambalazhuar rrezik për shëndetin

Rreth 93% e ujërave të ambalazhuar kanë përmbajtje mikroplastikash. Janë kryer një sërë analizash mbi 259 lloje ujërash të ambalazhuar nga 9 vende të ndryshme të botës dhe rezultatet janë vërtet problematike.

Kjo për faktin se në ujin e shisheve plastike mikroplastikat janë në përqindje të lartë, 10 pjesëza dhe 325 mikropjesëza për litër, duke tejkaluar normat. Plastika e gjetur në ujin që konsumojmë kryesisht është polipropilene, që përdoret për prodhimin e tapave. Ekspertët thonë se kjo sasi është dyfish më e madhe se ato të gjetura në ujin e rubinetit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë ka vendosur të nisë hetimet mbi këtë çështje kaq delikate. Studimet dhe analizat u kryen nga Orb Media, një organizatë gazetaresh non profit në bashkëpunim me universitete amerikane.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top