Psikologia Donna Dawnson ka thënë : “Njerëzit janë kafshë sociale”. Sipas saj duhet të harrojmë paragjykimin që mund të krijohet për personat që nuk gjejnë dot dikë për të kaluar kohën e tyre. Duhet të krijoni një listë që do mbushë hapësirën tuaj të lirë, pa u vënë fare në siklet.
1-Merrni një qenush
Nëse asnjë nuk ju gjendet afër, zgjidhja më e mirë është një qenush. Bëni xhiro me të, pasi kjo do ju ndihmojë të largoni edhe ankthin.
2-Lexoni rregullisht
Njerëz të ndryshëm zgjedhin vende të caktuara për të lexuar me qetësi. Duhet ta shënoni në listën e gjërave që do bëni çdo javë.
3-Krijoni një kinema tuajën
Sërish jeni vetëm! Nuk duhet të mërziteni, në shtëpinë tuaj krijoni kinemanë personale. Zgjidhni një film të bukur, merrni diçka për të ngrënë dhe mendoni të kaloni bukur me veten tuaj.
4- Zbuloni aplikacione të reja
Një nga gjërat që mund të bëni për të shtyrë kohën, është të shkarkoni aplikacione ose lojëra në kompjuterin ose celularin tuaj. Do ishte mënyrë e mirë për të kaluar kohën.
5-Provoni diçka të re
Shijo një eksperiencë që mund të jetë krejt ndryshe nga gjërat që jeni mësuar të bëni. Këshillohet të bëni gjëra të reja, pasi kjo do ju japë më shumë hapësirë të bëheni më kreativë.
6- Harrojini qëllimet
Ecni pa ndonjë destinacion. Të jetoni momentin do ju ndihmojë të dini se çfarë kërkoni në jetën tuaj.
7- Rezervoni për një person
Nuk është ide e keqe të prenotoni në restorant, vetëm për një person. Ekzistojnë vende ku njerëzit mund të darkojnë me veten e tyre, pa qenë e nevojshme të jetë dikush tjetër. Cheers!
8-Stërvituni vetëm
Në shumicën e rasteve njerëzit shkojnë në palestër me dikë tjetër, pasi kalon koha më shpejt. Ka ardhur momenti të shkoni vetëm, pasi do fokusoheni më shumë te ushtrimet tuaja.
9-Fluturoni vetëm
Të shkoni vetëm me pushime, ju shtyn të rrisni vetëbesimin. Kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni më mirë problemet tuaja.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.