Këshilla & Arsye

October 23, 2017 | 11:18

Disa mënyra për t’u bërë të fortë emocionalisht

  Kur jeni të rënë emocionalisht, është e vështirë të bëni diçka. Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të rilindni qenien tuaj emocionale.

mentally-strong

Kuptojeni se ku jeni. Ne të gjithë kemi kohë tranzicioni në jetën tonë dhe mund të jetë e vështirë të kuptojmë se çfarë po ndodh vërtet. Ju mund të ndiheni të shkëputur nga puna juaj, ose ndoshta jeni të lodhur mendërisht, gjë që është një eksperiencë e pakëndshme emocionale.

Bëni një pushim. Është e mundur që t’ju nevojiten vetëm disa ditë  pushime (ose disa muaj) për të lejuar që gjërat të zgjidhen ose të zbuloni një përgjigje për çështjet tuaja. Njerëzit të cilët nuk marrin pushime kanë tendencë ‘të digjen’, kështu që shpëtoni nga kjo dhimbje duke pushuar kur keni nevojë.

Qetëso veten. Cilado qoftë teknika qetësuese që keni mësuar ose përdorur në të kaluarën, tani është koha për të filluar përsëri procesin. Ndërtimi i forcës emocionale kërkon ushtrime të përditshme, ashtu si ndërtimi i forcës fizike. Nëse meditoni çdo ditë,  shkruani ditar, ose thjesht konsumoni një filxhan çaji të qetë në oborrin e shtëpisë, kjo do t’ju ndihmojë.

Rri me njerëzit që të duan. Kjo në të vërtetë mund të jetë e vështirë nëse jeni në të rënë emocionalisht dhe nuk doni që të dashurit tuaj t’ju shohin në këtë mënyrë, por me të vërtetë është një ilaç.

Bëni një k0ntroll. Mund të ketë një shkak fizik për shterimin tuaj emocional, ndaj bëni një vizitë tek një mjek.

Provo diçka të ndryshme. Është vërtetuar se duke bërë gjëra të reja rrit lidhjen tuaj me jetën dhe ata që janë pranë jush. Nëse nuk keni qenë kurrë në kamp, tani mund të jetë një kohë e mirë për të fjetur nën yje.

Shkruani shqetësimet. Kjo mund t’ju japë një perspektivë për atë që po ndodh.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top