Këshilla & Arsye

November 20, 2020 | 9:32

Disa mënyra se si të udhëtojmë pa dalë nga shtëpia…

Më duhen pushime! E di që nuk jam e vetmja që e ndiej këtë tani. Është diçka që të gjithë po e thonë tani dhe nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh periudhën në të cilën ndodhemi. Pandemia me të panjohurën e saj, ekonomia globale dhe gjithë ndryshimet e tjera kanë sjellë një dëshirë të madhe për arratisje. Megjithatë, me udhëtimet e kufizuara në shumë vende dhe koronavirusin nëpër këmbë, udhëtimi nuk është në listën e njerëzve.

Pushimet janë një pjesë e rëndësishme e mirëqenies. Një studim tregoi se kur burrat e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës nuk bënin pushime vjetore, ata kishin një rrezik prej 32% më të lartë për të pasur një sulm fatal në zemër sesa ata që bënë. Po kështu, një studim i grave tregoi se ato që bënin rrallë pushime kishin tetë herë më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundje të zemrës.

Si t’ia bëjmë kur kemi nevojë për pushime por nuk mundemi?

Mund të bëni pushime në shtëpi, në disa mënyra të thjeshta por që ndihmojnë shumë.

Lexoni libra dhe shikoni filma që ju transferojnë diku

Një nga gjërat e preferuara për të bërë para se të bëj një udhëtim është të kërkoj libra dhe filma që mund të më ndihmojnë të ndiej një vend. Por ju prapë mund ta bëni këtë edhe nëse po qëndroni në shtëpi. Kërkoni dhe gjeni libra të shkrimtarëve që kanë folur për vende dhe që dinë të transmetojnë ndjesi me anë të shkronjave.

Veçanërisht ia vlen të kërkosh vepra nga autorë vendas, të cilët jetojnë ose janë rritur në një vend, në krahasim me shkrimtarët që udhëtojnë dhe priren të kenë një perspektivë më të kufizuar. Kjo gjë do ju ndihmojë dhe kur më në fund të keni mundësi të udhëtoni pasi keni fituar njohuri.

Zgjidhni mirë këngët që dëgjoni

Muzika është e lidhur thellë me emocionet tona, gjë që e bën atë veçanërisht të rëndësishme. Ka këngë që mund të sjellin plazhin në dhomën tuaj apo dhe këngë që të qetësojnë pas një dite të lodhshme.

Pini pijet e vendeve ku dëshironi të shkoni

Ka pafund pije që të kujtojnë një vend që në momentin e parë që i shikoni. Gjithashtu pijet shpesh shikohen si një moment për të shpëtuar nga realiteti. Thjesht ju duhet të gjeni cilat janë pijet që identifikojnë një vend dhe shijojeni në momentin që realisht keni nevojë të arratiseni.

Eksperimentoni me ushqimet

Njësoj si pijet, dhe ushqimi flet shumë për një vend. Përveç kësaj, ushqimi dhe aventura lidhen ngushtë bashkë dhe shumë njerëz gjatë një udhëtimi mban mend çfarë kanë hëngër në një vend të caktuar. Kujtime të tilla mund të të kthehen edhe sot nëse të njëjtin ushqim e gatuani në shtëpi. Pastaj pjesa e gatimit ka benefitet e veta pasi është një antistres për këdo.

Luaj një lojë të re

Lojërat gjithashtu janë një antistres dhe ndihmojnë më shumë nëse ju vendosni të luani lojëra që ju çojnë në destinacione të ndryshme dhe çdo herë luhet në një vend të ndryshëm.

Bëni turne

Jo, nuk po flas për turne jashtë shtëpisë. Fare mirë mund të bëni turne ndërsa qëndroni në divanin tuaj. Në internet mund të gjeni pafund fotografi dhe video të vendeve të ndryshme që mund t’ju bëjnë të ndjeheni sikur jeni aty. Eksplorimi virtual është një mënyrë e mirë për të mos u ndjerë të vetmuar.

Mësoni një gjuhë të re

Gjuha është vendbanimi i ideve dhe është një mënyrë për të parë botën. Edhe vetëm duke folur disa fjalë nga një gjuhë tjetër mund të na lejojë të zhvendosim këndvështrimin tonë dhe të ndihemi më të lidhur me një vend. Përveç kësaj, është dhe një mënyrë argëtimi plus që një gjuhë e re nuk është kurrë shumë.

Blini një suvenir

Për shumë prej nesh, një udhëtim nuk është i plotë pa diçka për të kujtuar udhëtimin. Kjo është një nga gjërat e mia të preferuara për të bërë kur udhëtoj, të gjej diçka të veçantë të një vend për ta kujtuar gjithmonë. Të njëjtën gjë mund të bëjmë dhe tani por ta blejmë pa qenë nevoja të shkojmë në atë vend. Unë kam blerë shumë produkte që më kujtojnë Hawai-n dhe kurdo që i shikoj mendoj se kam qenë atje kohët e fundit.

Këto nuk janë më e mira që duam ne por janë të vetmet mundësi që kemi tani për tani për të ndjerë pak aromë pushimesh dhe për të qenë të sigurt.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top