Në fokus

October 30, 2017 | 16:09

Sa vonë kujtohemi, sa shpejt harrojmë!

Nga Anisa Xhani

Për Jetën kujtohemi vetëm kur një ngjarje tragjike shfaqet para nesh…

1

“Ju keni konsumuar njësitë e internetit…”. Mesazhi më i bukur i së dielës për t’u shkëputur në mënyrë të detyruar nga varësia që po na shkatërron fizikisht dhe emocionalisht.

Vjeshtë me nuanca pranverore, që të mbush plot dhe një ditë larg nga angazhimet.

Çfarë do bëjmë sot?-pyes partnerin. Jo se Tirana nuk të ofron mundësi, por ndodh që ne mund  të dëshirojmë shumë gjëra që xhepi nuk i do.

Vendosim të dalim nga shtëpia, dhe ‘qukurquku’ me plot ankesa, pakënaqësi vijojmë rrugën…

Pasi i përmbushëm disa mungesa takojmë dy miq.

-E more vesh?

-Çfarë?

-Kishte vdekur Adelajda e “Big Brother”.

-Jo mo do të jetë nga këto lajmet që jo rrallëherë qarkullojnë rëndom.

-Jo, jo, m’u afrua me telefonin në dorë dhe po më tregonte të gjitha reagimet ngushëlluese.

-Shtanga, e re, e bukur, vajzë në karrierë… dhe në mënyrë instiktive renda për të shtërnguar krahun e bashkëshortit.

Duhet ta jetojmë jetën me më pozitivitet!-gërthita me emocionet e frikës që më kishin kapluar.

Sa më pak zënka, sa më pak pakënaqsi, e shikon çfarë ndodh tak-fap?!

 Kaq ishte…u shkëputa nga krahët e tij dhe vijuam sërish në rutinën tonë të gërr-vërreve.

Kujtuam dhe harruam…

Idealisht, jeta duhej të ishte një rrugë e drejtë, që ne të dinim gjithmonë se ku po shkonim. Por, përderisa nuk është kështu duhet të përpiqemi të shijojmë çdo minutë të saj dhe t’i lëmë pas mëritë.

Mos prisni për diçka jashtë vetes për t’ju bërë të lumtur në të ardhmen! Mendoni se sa e çmuar është koha dhe çdo minutë duhet ta shijoni dhe vetëm ta shijoni!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top