Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë sa bëhet i pakontrollueshëm. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht ta eliminosh atë është e rëndësishme që të keni një shëndet të mirë mendor.
Dhimbjet e kokës, ngërçet, paniku, sëmundjet e zemrës dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në pjesë të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres.
Më poshtë do të japim disa këshilla të thjeshta për të eliminuar stresin nga jeta juaj.
Largoni veset e këqija
Nëse vesi i juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombinim i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptoni situatën dhe t’i largoni këto, vese aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu do të bien edhe nivelet e stresit.
Qëndroni të fokusuar
Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jenë në gjendje për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatisin listën e gjërave që duhet të bëjmë çdo ditë. Kjo iu ndihmon kundër mungesës së përqendrimit që keni përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushojë duke liruar stresin.
Dekoroni dhomën me livando
Kjo barishte ka një aromë që qetëson zemrën dhe presionin e gjakut po ashtu, e të dyja këto mund të ndihmojnë për t’u relaksuar dhe madje edhe të bëni gjumë të qetë. Vendosni livando të thatë në një vazo afër shtratit.
Bëni masazh
E dini sa mirë ndiheni kur shampo e flokëve kalon nëpër trupin tuaj? Këtë ju duhet ta bëni në shtëpi. Kur jeni vetëm dhe në tension, masazhi në qafë ju qetëson shumë. Jo të gjitha fërkimet janë të baraspeshuara. Ky tip i masazhit përfshin qetësinë, goditjet e lehta, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju qetësojnë. Po ashtu mund të provoni masazhin aroma-terapi, ku tarapeuti përdor vajin esencial gjatë trajtimit.
Pini çaj kamomili
Hulumtuesit tregojnë që një nga komponentët në këtë çaj verbal është i njëjtë me receptorët e trurit dhe ka efektin e njëjtë sikurse të barit valium, që do të thotë se çaji reagon si qetësues i mendjes. Përbërësit e kamomilit po ashtu reduktojnë dhe ndihmojnë kundër ankthit.
Bëni sauna
Nëse shkoni në palestër dhe nëse aty ka një sauna apo një dhomë avulli, përdoreni atë. Kur trupi juaj nxehet tensioni i muskujve dhe stresi bien. Po ashtu, të ndjeni ngrohtësinë është ndryshim i qarkut nervor që përmirëson gjendjen mendore.
Mendoni pozitivisht
Uluni, relaksohuni dhe fokusoni tërë energjinë e mendjes në atë çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendoni se e tërë bota është kundër jush, por ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë, tek të cilat mund të përqendroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund t’ju shërojë në shumë aspekte, kështu që mësoni si ta përdorni.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.