FB

March 14, 2024 | 6:22

Disa sekrete të mamave që kanë fëmijë të sjellshëm

U flasin fëmijëve me respekt

Po ta mendosh mirë, plot nëna do ta gjenin veten në këtë situatë. Sa prej tyre japim me dhjetëra e qindra herë urdhra në ditë që fëmija i tyre të përmbahet në sjellje e të krijojë një edukatë personale dhe shoqërore për mjedisin ku jeton. Urdhrat janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga “Mblidhi Legot”, “Mos u zhgarravit në tokë”, “Kujdes ku shkel”, “Mos bëj rrëmujë”, “Laj dhëmbët”, etj. Por, për të pasur fëmijë të sjellshëm, nënat këtyre urdhrave duhet t’i vendosin përpara fjalën “të lutem”, dhe në fund “faleminderit”, në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë dobinë e tyre, shumë kohë para se të kuptojnë domethënien e tyre, shkruan Dr. Sears, guru prindërish.

mamaNuk i trajtojnë kurrë fëmijët si të huaj

Mund të jenë të dëshpëruara për të bashkëvepruar me fëmijën në situata të caktuara, teksa janë duke ndarë një kafe me mikeshat, dhe bisedat ia kanë marrë vëmendjen pjesërisht. Por kurrsesi ato nuk janë të pavëmendshme, edhe pse fëmijët e tyre mund të jenë duke luajtur në park. Ato një sy e mbajnë te biseda dhe një te fëmija i tyre në distancë, për të kontrolluar gjithçka më së miri. Në disa raste, kur fëmija qëndron në tryezë me to, mamatë që edukojnë fëmijë të sjellshëm, kurrë nuk i lënë pasdore, duke lejuar një bashkëbisedim gjithpërfshirës me ta.

 

mama1

Nuk ndërhyjnë shumë

Një mama di të përdorë natyrën e saj të zgjuar e me një zë të butë, për të qetësuar fëmijën e etur për të ndërprerë dy të rritur në bisedë: Kur fëmija kërkon vëmendjen tuaj, por ju jeni të zënë, le të themi, duke folur me pediatrin e saj, mësojini të vendosë dorën e saj mbi dorën tuaj dhe ju mbi të sajën, dhe të presë, derisa të përfundoni bashkëbisedimin tuaj.

Japin zgjidhjet e duhura

Nuk ka nevojë të braktisin anijen vetëm sepse nuk mund t’i shtrojnë në udhën e duhur fëmijët e tyre. T’ua bëjnë të qartë se si të respektojnë hapësirat personale dhe të tjerëve, të gjejnë rrugën e duhur për të planifikuar kohën e tyre në dispozicion të mësimeve dhe të lojës, është ajo që nënat duhet të bëjnë për të rritur fëmijë të sjellshëm. Ato duhet t’i qetësojnë dhe mësojnë fëmijët e tyre si të kërkojnë falje kur dikush i godet, apo padashje i gjuan etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top