Marrëdhënie

November 20, 2020 | 8:57

Disavantazhet e të qenit mik me fëmijën

Nëse shpesh nuk dini t’i thoni fëmijës “jo”, mos vendosni rregulla dhe kufij të qartë dhe mos vendosni para fëmijëve pritje të qarta, kjo nuk ndihmon për zhvillimin e tyre, thonë ekspertët.

Një sërë variablash ndikojnë në mënyrën se si e rritni fëmijën tuaj dhe cilën qasje përdorni më shpesh. Megjithëse shkencëtarët flasin për katër stile kryesore të prindërimit, këto lloje mund të mbivendosen dhe të përzihen, kështu që ka nuanca të ndryshme për secilën nga këto qasje.

Një nga këto stile është prindërimi lejues: Një qasje në të cilën prindi në mënyrë fleksibile përshtat vendimet e tij me situatën dhe nevojat e fëmijës.

Çfarë është prindërimi lejues?

Prindërimi lejues është prindërim adaptues, por nganjëherë quhet prindërim i pajtueshëm. Këta prindër u përgjigjen prerë nevojave të fëmijës, gjë që nuk është diçka e keqe, por ata rrallë vendosin pritje ose kufij dhe nxisin përgjegjësinë personale të fëmijës.

Stilet e prindërimit

Stili me autoritet: Prindërit janë shumë të ndjeshëm dhe mbështetës ndaj fëmijëve të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë përcaktojnë kufijtë, strukturën, vendosin pritshmëri të qarta dhe i japin fëmijës autonomi në arritjen e qëllimeve.

Stili autoritar: Vendos pritshmëri shumë të mëdha nga fëmija, me ndjeshmëri shumë të ulët ndaj nevojave të tij. Prindi sillet në mënyrë të ngurtë, duke kontrolluar dhe duke mos iu përgjigjur nevojave emocionale të fëmijës. Fëmijët e rritur në këtë mënyrë shpesh arrijnë rezultate të mëdha, por mund të zhvillojnë ankth dhe stres kronik.

Stili jo i angazhuar: Prindërit janë shumë pak të përfshirë në edukimin e fëmijës, ata janë emocionalisht të largët dhe të shqetësuar dhe nuk i sigurojnë fëmijës ndonjë strukturë ose mbështetje. Fëmijët e rritur në këtë mënyrë mund të kenë probleme në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe mungesë të vetëvlerësimit.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top