Në fokus

December 3, 2015 | 10:41

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar/Këshilla si t’i ndihmoni ata

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK), 3 Dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.

Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si edhe personat me aftësi jo të kufizuara. Por ata gjithashtu janë më të prekshëm nga një sëmundje apo një problem shëndetësor, si për shkak të varfërisë, për shkak të përjashtimit social, gjithashtu edhe për arsye se ata mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet sekondare, të tilla si plagë apo infeksionet e traktit urinar. Përqindja e personave me aftësisë të kufizuar është rritur për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike.

Këtu janë disa rregulla të përgjithshme si të ndihmoni të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar:

  1. Gjithmonë i trajtojini njerëzit me aftësi të kufizuara si të barabartë. Të gjithë njerëzit duan të kenë miq dhe argëtim. Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk bëjnë përjashtim.
  2. Gjithmonë pyesni para se t’i ndihmoni. Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë nivele të ndryshme të pavarësisë. Një person mund të mirëpresë ndihmën, ose ata mund të kërkojnë që ta lini të pavarur; por edhe në qoftë se ai përpiqet, “lufton me veten”, kjo është një praktikë për të përballuar situatat e përditshme.
  3. Kurrë mos supozoni nëse dikush është apo jo me aftësi të kufizuara. Çdo njeri është i ndryshëm. Ndonjëherë, njerëzit me aftësi të kufizuara mund të veprojnë, të ndjejnë, ose mendojnë ndryshe nga ju.
  4. Mos ia ngul sytë. Kjo është një përvojë e “sy-hapjes” , kur shikon dikë me aftësi të kufizuara në publik. Megjithatë, njerëzit me aftësi të kufizuara kanë jetë ashtu si gjithë të tjerët.
  5. Respektoni dhe mirëkuptoni kofidencialitetin. Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të drejtën e privatësisë. Ata nuk janë të detyruar t’ju tregojnë për paaftësitë e tyre. Nëse dikush ju tregon për paaftësitë e tij/saj është mirë të mos e ndani me të tjerët. Gjithmonë kërkoni leje për të diskutuar, para se ju ta bëni atë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top