Këshilla & Arsye

September 13, 2016 | 9:49

Dita e parë e shkollës nëpër botë

13 shtatori ka shënuar sot ditën e parë të shkollës për të gjithë nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm. Kjo ditë, varion nga viti në vit në Shqipëri, por ama fillimi i vitit akademik është pothuajse gjithmonë në shtator.

Por, a e dini se kur fillon ekzaktësisht viti akademik në vende të ndryshme të botës dhe domethënien e kësaj date? Ka vende, ku shkolla ndodh të fillojë që në ditët e para të janarit por edhe gjatë ekuinoksit pranveror…

 

shkolla1Argjentinë

Dita e parë e shkollës në Argjentinë fillon në të hënën e fundit të muajit shkurt ose të hënën e parë të marsit. Zakonisht shkolla e lartë fillon një javë më pas.

 

Barbados

Dita e parë e shkollës është në javën e tretë të shtatorit.

 

Brazil

Zakonisht viti shkollor fillon gjatë shkurtit dhe për disa universitete në fillim të marsit. Zakonisht bëhen 2-3 javë pushim gjatë vitit akademik dhe përfundon në mes të muajit dhjetor.

 

Kanada

Dita e parë e shkollës, në shumë provinca, është të martën e parë të shtatorit, por varion sipas shkollave. Në disa zona, shkolla fillon të hënën e parë të shtatorit dhe njerëzit nuk e kanë të detyrueshme të shkojnë në shkollë deri një ditë më pas.

Në Kebek, nxënësit zakonisht e fillojnë shkollën në javën e tretë të gushtit. Studentët e universitetit fillojnë vitin akademik mes javës së parë dhe të dytë të muajit shtator. Shkollat fillore dhe të mesme fillojnë në javën e fundit të gushtit.

 

Kili

Dita e parë e shkollës në Kili është në 1 mars, ose të hënën e parë nëse 1 marsi është e premte, e shtunë apo e diel.

 

Kosta Rika

Dita e parë e shkollës në Kosta Rika fillon në fillim të shkurtit. Ministria e Arsimin e ndryshon datën çdo vit për t’u siguruar që të zhvillohen 200 ditë mësim nëpër shkolla.

 

Guatemalë

Dita e parë e shkollës fillon në të martën e dytë të muajit janar.

 

Honduras

Për shkollat që janë përshtatur me kalendarin e shkollave amerikane, dita e parë e vitit akademik në Honduras fillon më 1 gusht ose të hënën e parë nëse data 1 është fundjave. Për shumicën e shkollave vendase, dita e parë zakonisht është në fillim të shkurtit.

 

Meksikë

Dita e parë e shkollës në Meksikë fillon në të hënën e dytë të  muajt gusht.

 

Shtetet e Bashkuara

Është e vështirë të përgjithësosh ditën e parë të shkollës në Shtetet e Bashkuara pasi janë 50 shtete të ndryshme dhe çdo shtet fillon shkollën në ditë të ndryshme. Zakonisht, për shumë shkolla dita e parë e shkollës fillon të hënën e parë të muajit shtator.

 

Uruguai

Dita e parë e shkollës zakonisht fillon ndërmjet dy të hënave të para të muajit mars. Shkolla e lartë fillon një javë më pas.

 

Algjeri

Dita e parë e shkollës në Algjeri, zakonisht fillon të të dielën e parë të muajit shtator.

 

Egjipt

Në Egjipt dita e parë e shkollës zakonisht është në fillim ose në mes të muajit shtator.

 

Etiopi

Dita e parë e shkollës në Etiopi fillon në 11 shtator ose të hënën e parë nëse kjo datë është fundjavë.

 

Kenia

Dita e parë e shkollës në Kenia fillon në të hënën e marë pas 1 janarit. Nëse ka shkolla që nuk ndjekin programin publik arsimor, shkolla fillon më 1 shtator ose të hënën e parë, nëse kjo datë është fundjavë.

 

Nigeri

Edhe në Nigeri, dita e parë e shkollës fillon më 1 shtator, ose nëse është fundjavë, fillon të hënën pasardhëse.

 

Somali

Dita e parë e shkollës në Somali është 1 shtatori ose e e shtuna e parë që pason 1 shtatorin.

 

Afrika e Jugut

Në Afrikën e Jugut shkolla fillon në mes të muajit janar.

 

Sudani Jugor

Në Sudanin e Jugut shkolla fillon më 20 mars, në ekuinoksin pranveror.

 

Tanzani

Në Tanzani shkolla fillon në javën e dytë të muajit janar dhe zakonsisht është ditë e hënën.

 

Kinë

Dita e parë e shkollës në Kinë është më 1 shtator ose të hënën pasardhëse. Në Kinën veriore shkollat hapen ditë të martë, në mes të muajit gusht, pas pushimeve verore.

 

Hong Kong

Dita e parë e shkollës në Hong Kong është më 1 shtator. Në këtë ditë, shërbimi i transportit publik fillon një orë më përpara, për shkak të ngarkesës së madhe në trafik.

 

Indi

Dita e parë e shkollës në Indi është në mes të muajit qershor, pas pushimeve verore. Në disa shtete të Indisë shkolla fillon më 31 maj (shteti Karnataka).

 

Iran

Dita e parë e shkollës në Iran fillon më 22 ose 23 shtator dhe përfundon më 20 qershor (ditën e fundit të pranverës).

 

Izrael

Dita e parë e shkollës në Izrael është më 1 shtator ose një ditë më pas nëse nuk është e shtunë. Disa shkolla në Izrael nuk japin mësim ditën e premte apo të dielën.

 

Japoni

Në Japoni, fillimi i fitit shkollor përkon me datën 1 prill ose të  hënën pasardhëse.

 

Liban

Zakonisht, dita e parë e shkollës në Libani është të hënën e parë të muajit tetor.

 

Malajzi

Dita e parë e shkollës në Malajzi është në datën 3 janar ose disa ditë më pas dhe është gjithmonë ditë e hënë.

 

Mongoli

Në Mongoli dita e parë e shkollës është më 1 shtator ose të hënën pasardhëse.

 

Filipine

Dita e parë e shkollës zakonisht fillon të hënën e parë të muajit qershor në shkollat publike ose të nënë e dytë për shkollat private.

 

Katar

Dita e parë e shkollës në Katar fillon më 15 shtator, sikundër edhe në disa vende të botës arabe.

 

Arabia Saudite

Dita e parë e shkollës në Arabinë Saudite është në fillim të shtatorit.

 

Singapor

Viti shkollor në Singapor për ciklin e ulët e të mesëm fillon në ditët e para të janarit dhe përfundon diku nga muaji nëntor.

 

Korea e Jugut

Në Korenë e Jugut data e fillimit të vitit shkollor është më 2 mars ose të hënën që pason.

 

Taivan

Dita e parë e shkollës në Kinë (Taivan) është më 1 shtator ose të hënën që pason këtë datë, nëse është fundjavë.

 

Tailandë

Viti shkollor në Tailandë zakonisht fillon në ditët e para të majit për shkollat publike. Shkollat ndërkombëtare ndjekin kalendarin shkollor ndërkombëtar dhe mësimi fillon në fillim të muajit gusht ose në shtator.

 

Turqi

Në shumicën e institucioneve arsimore në Turqi shkolla filon javën e tretë të muajit shtator.

 

Emiratet e Bashkuara Arabe

Dita e parë e shkollës në Emiratet e Bashkuara Arabe fillon në dyjavëshin e parë të shtatorit.

 

Armeni

Dita e parë e shkollës në Armeni është 1 shtatori ose të hënën që pason, nëse i bie fundjavë.

 

Austri

Dita e parë e shkollës në Austri varion ndërmjet rajoneve. Në Vienë, Austrinë e Poshtme dhe Burgenland shkolla fillon të hënën e parë në muajit shtator. Pjesa tjetër e vendit fillon mësimin një javë më pas.

 

Belgjikë

Dita e parë e shkollës fillon më 1 shtator ose të hënën që pason këtë datë.

 

Bullgari

Dita e parë e shkollës në Bullgari është data 15 shtator ose e hëna që pason. Zakonisht nxënësit u çojnë lule mësuesve. Në këtë ditë nuk bëhet mësim, por zakonisht bëhet një ceremoni në shkollë.

 

Kroaci

Dita e parë e shkollës në Kroaci është e hëna e parë e muajit shtator.

 

Republika Çeke

Dita e parë e shkollës në Republikën Çeke është 1 shtatori ose e hëna që pason.

 

Danimarkë

Zakonisht, në Danimarkë shkolla fillon në javën e 33-të të vitit që i bie rreth datës 13 gusht.

 

Estoni dhe Letoni

Në këto dy shtete zakonisht shkolla fillon në datën 1 shtator.

 

Finlandë

Dita e parë e shkollës fillon në dy javët e para të muajit gusht.

 

Francë

Dita e parë e shkollës në Francë mund të ndryshojë, por zakonisht është në fillim të shtatorit. Një ditë përpara, nxënësit, mësuesit kthehen në shkollë që të përgatiten për vitin shkollor dhe për t’u njohur me mësuesit e rinj. Shumë fusha të tjera ekonomike bazohen në  kalendarin shkollor, si transporti publik, televizionet, radiot, rihapja e shërbimeve publike, etj., të cilat e fillojnë aktivitetin e dytë rreth një javë përpara fillimit të shkollës.

 

Gjermani

Në Gjermani dita e parë e shkollës varion ndërmjet zonave, për të evituar mbingarkesën e trafikut për shkak të pushimeve. Zakonisht shkolla fillon në gusht ose në fillim të muajit shtator.

 

Greqi

Në Greqi shkolla fillon më 11 shtator ose të hënën që pason, nëse kjo datë është fundjavë.

 

Hungari

Dita e parë e shkollës në Hungari është më 1 shtator.

 

Irlandë

Dita e parë e shkollës në Irlandë zakonisht është në të hënën e parë të muajit shtator (nëse i bie data 1). Kur data 1 shtator është ditë e martë, disa shkolla fillojnë mësimin që më 31 gusht, edhe pse shumica e shkollave fillon më 1 shtator.

 

Itali

Dita e parë e shkollës në Itali varion sipas rajoneve, por zakonisht është midis datës 10 dhe 20 të muajit shtator. Rrallë shkolla kërkon që nxënësit të fillojnë një javë më përpara se data zyrtare.

 

Lituani

Dita e parë e shkollës është në “Ditën e Dijes”, më 1 shtator. Orari i mësimit është më i shkurtër.

 

Maqedoni

Dita e parë e shkollës në Maqedoni është në 1 shtator ose të hënën që pason. Zakonisht dita e parë e shkollës është më e shkurtër dhe nxënësve u jepet orari mësimor që duhet të ndjekin përgjatë gjithë vitit.

 

Moldavi

Edhe në Moldavi dita e parë e shkollës është 1 shtatori ose të hënën pasardhëse.

 

Poloni

Dita e parë e shkollës në Poloni gjithmonë fillon më 1 shtator, ose të hënën pasardhëse.

 

Rumani

Dita e parë e shkollës në Rumani është më 11 shtator, ose të hënën pasardhëse, nëse kjo datë është ditë e premte, e shtunë apo e diel.

 

Rusi

Shkolla në Rusi, historikisht fillon në “Ditën e Dijes”, më 1 shtator. Kjo datë është caktuar me një dekret qeveritar në vitin 1935. Nëse i bie të dielën, shumica e shkollave bëjnë një ceremony tradicionale, e cila simbolizon fillimin e vitit shkollor dhe të hënën pasardhëse fillon mësimi i rregullt.

 

Sllovaki

Dita e parë e shkollës në Sllovaki është më 2 shtator.

 

Slloveni

Dita e parë e shkollës zakonisht fillon më 1 shtator. Nëse data 1 shtator është fundjavë, atëherë shkolla fillon të hënën pasardhëse.

 

Angli

Dita e parë e shkollës në Angli varion nga autoritetet lokale si dhe shkolla, por shkolla fillon afërsisht gjatë javës së parë të muajit shtator ose edhe në javën e dytë.

 

Skoci

Shkolla në Skoci fillon në fund të gushtit, një javë përpara pjesës tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Data e saktë varet nga autoritetet lokale dhe ndonjëherë edhe nga vetë shkolla.

 

Australi

Viti shkollor në Australi fillon në fund të janarit, por kjo datë varet nga lloji i shkollës, publike apo private.

 

Zelanda e Re

Viti shkollor fillon mes fundit të muajit janar dhe në fillim të shkurtit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top