Lifestyle

September 29, 2016 | 8:27

Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Të mbrojmë identitetin tonë kolektiv!

129 shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë. Tema për këtë vit është “Trashëgimia dhe Komuniteti”.

Qëllimi i Ditës Kombëtare të Trashëgimisë është të inkurajojë komunitetet lokale dhe individët të marrin parasysh rëndësinë e trashëgimisë kulturore të jetës së tyre, identitetet dhe komuniteteve, dhe të nxisë ndërgjegjësimin e diversitetit të saj, dobësisë dhe përpjekjet e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur atë.

Veprat e kombinuara të natyrës dhe njerëzimit, shprehin një marrëdhënie të gjatë dhe intime mes popujve dhe mjedisit të tyre natyror.  Ndaj secili nga ne duhet të ndërgjegjësohet për për të zbuluar dhe mbrojtur kulturat tradicionale dhe të ruajë gjurmët e atyre që janë zhdukur.

“Thesare të shpëtuara” është ekspozita ikonografike dhe ornamentike, e cila vjen si një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, Muzeut Historik Kombëtar dhe Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 08 Tetor 2016 në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar!

Ekspozita ikonografike ka si qëllim, të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore.

2

Ajo sjell si produkt ikonat e sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga koleksionisti Gjergji Thimio, kaluar në pronësi shtetërore. Diçiturat e ekspozitës janë realizuar, duke u mbështetur në katalogun e hartuar nga komisioni i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët pas një pune njëvjeçare mundën të kryejnë me profesionalizëm regjistrimin, katalogimin dhe kartelizimin e 476 objekteve ikonografike dhe dekorative të sekuestruara tre vjet më parë. Grupi i punës ka përzgjedhur 62 objekte, nga të cilat janë 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi. Në ekspozitën ikonografike dhe ornamentike: “Thesare të shpëtuara” janë ekspozuar ikonat dhe pjesët e ikonostaseve, të cilat janë shkulur barbarisht nga kishat e jugut të Shqipërisë.

0

4

3 2 1

Trashëgimia është pjesë e identitetit tonë kolektiv.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top