Mirëqenie

September 29, 2016 | 8:47

Rritja e sistemit tuaj imun

Louis Pasteur, që zbuloi në shekullin e nëntëmbëdhjetë që mikroogranizmat ishin përgjegjëse për infeksionet, realizoi më vonë në jetë që duke forcuar trupin, do të ishte një strategji më e mirë. Për njëqind vitet e fundit, mjekësia është fokusuar tek ilaçet e përcaktuara për të shkatërruar pushtuesit, antibiotikët, agjentët antiviral, kimioterapia. Por për nga natyra e tyre, këto ilaçe janë edhe të dëmshme për trupin dhe mund të helmojnë edhe trupin. AZT – ilaçi anti-HIV, është i dëmshëm dhe më pak efektiv sesa Vitamina C. Fillimisht, antibiotikët luftojnë infeksionet bakteriale, por në një afat kohor të gjatë , ato mund të sjellin më shumë dëmtime sesa të mira pasi kurajojnë evoluimin e ilaçeve të reja rezistente ndaj baktereve. Kimioterapia zbraz sistemin imun, dhe edhe në situatën më të mirë, fiton në një çmim të caktuar. Vetëm kohët e fundit, agjentët e infeksioneve të reja, tregojnë që për t’i përballuar duhet një forcim i sistemit imun. Sistemi imun është një nga sistemet më komplekse brënda trupit të njeriut. Kur ju e kuptoni që ka aftësinë për të prodhuar miliona anti-trupa specifik, brënda një minute dhe për të njohur dhe çarmatosur billion pushtes të ndryshëm (të quajtur antigjen), strategjia e rritjes së fuqisë imune ka shumë kuptim. Aftësia për të reaguar shpejt ndaj një pushtuesi të ri bën të tërë diferencën ndërmjet një të ftohure të lehtë njëzetë e katër orëshe ose dhimbje stomaku dhe një jave në krevat me grip ose helmim ushqimi. Mundet gjithashtu që të jetë diferenca ndërmjet një gjëndre jo të dëmshme dhe kancerit të gjirit ose simptomave të lira të infeksionin HIV dhe AIDS.
Fuqia imune
Si e rrisni fuqinë tuaj imune? Të ushtruarit e gjëndjes tuaj mendore dhe të dietës, luajnë një rol të rëndësishëm. Të ushtruarit shumë ose ushtrimet energjike shtypin sistemin imun, ndërkohë që arti kinez i Tai Ci, ka shfaqur që të ketë rritur numrin e qelizave T (një nga llojet e qelizave imune të trupit) me 40 përqind. Ushtrimet qetësuese në vënd të ushtrimeve stresuese janë një ndër ushtrimet më të mira për imunitetin. Kjo mund të jetë për shkak se kortikosteroidet, substancat e prodhuara nga gjëndrat adrenale si përgjigje ndaj stresit, shtypin sistemin imun. Kjo, gjithashtu mund të jetë çelësi i shpjegimit për një sërë çështjesh, të cilat shpjegojnë se gjëndja e ulët psikologjike, siç është stresi, depresioni dhe hidhërimi mposhtin sistemin imun. Të mësuarit, sesi mund të përballohet me stresin, çështjet psikologjike dhe relaksin , është një pjesë e rëndësishme e rritjes së sistemit imun. Meditimi është njohur si një element që ndihmon sistemin imun, duke rritur qelizat T dhe duke përmirësuar shëndetin .
kuptuarit e imunitetit
Qëllimi i sistemit imun është për të përcaktuar armiqtë e trupit dhe për t’i shkatërruar ato. Këto armiq përfshijnë agjentët e huaj si bakteret dhe viruset. “Rrugët” kryesore në trup janë aparati tretës që lejon hyrjen e ushqimit dhe mushkëritë që lejojnë ajrin. Brënda traktit tretës është sistemi imun i lidhur me zorrët, që është programuar për të lejuar pjesëzat e tretura plotësisht, siç janë amino acidet, acidet yndyrore, dhe sheqernat e thjeshtë, për të kaluar elementët e papenguar nëpërmjet murit të zorrëve për në trup. Ushqimet e tretura jo plotësisht mund të rezultojnë në reaksione imune dhe alergji, veçanërisht nëse molekulat e mëdha ushqimore kalojnë në rrjedhjen e gjakut. Pasazhet e hundës ndihmojnë në parandalimin e agjentëve e padëshirueshëm nga hyrja në mushkëri. Mukusi i membranës i shëndetshëm, i fortë në traktin e frymëmarrjes dhe atë tretës janë linjat e para të mbrojtjes kundër pushtuesve.
Ushtria imune
Brënda trupit, sistemi imun ka një ushtri qelizash të veçanta për tu përballuar me pushtuesit. Këto mbrojtës janë të ndryshëm për funksionin e tyre dhe territorin. Përshembull, disa qeliza operojnë në gjak, duke mbajtur një sy larg nga pushtuesit dhe duke thirrur trupa të tjerë që mund të shkatërrojnë pushtues të vecantë. Tri llojet kryesore të qelizave imune që gjënden në gjak, që quhen qeliza të bardha, janë qelizat B, T dhe makrofage. Qelizat B, ose B limfocite, janë prodhuar në antritrup për çdo pushtues të veçantë ose antigjen. Kur një qelizë B vjen në kontakt me një antigjen, zmadhohet dhe ndahet në shumë qeliza, që sekretojnë antitrupa specifik. Antitrupat nuk mund të shkatërrojnë bakteret dhe viruset, por ato ju japin atyre një kohë të vështirë. Ato ndalojnë bakteret nga prodhimi i toksinave, dhe ndalojnë viruset nga hyrja e qelizave trupore. Meqënëse një virus nuk mund të riprodhodhet derisa hyn një qelizë trupi dhe merr në dorë kontrollin e qelizave të trupit, duke e riprogramuar atë për të prodhuar më shumë viruse, antitrupat janë një telash i madh për viruset. Antitrupat gjithashtu thërrasin të tjerë, anëtarë më ndërluftues të ushtrisë imune, siç janë qelizat T. Qelizat T ose T limfocitet, kanë derivuar nga gjëndrat timos në fillim të kraharorit. Ekzistojnë tre llojesh: -ndihmuesit, T-shtypës dhe NK (vrasës natyral). Qelizat NK prodhojnë toksina që mund të shkatërrojnë pushtuesit. Ndihmuesit T ndihmojnë në aktivizimin e qelizave B për të prodhuar antigjen, ndërkohë që shtypësit T ndalojnë reaksionet në momentin që lufta është fituar. Normalisht, janë përafërsisht dyfish në krahasim e ndihmuesit T ose shtypësit T. Në AIDS, virusi HIV shkatërron ndihmuesit T, që rezulton në shumë shtypës T, që nxisin sistemin imun, duke e lënë vuajtësin dyshues ndaj infeksioneve të tjera. Makrofagët mbyllin luftimin dukeu përfshirë plotësisht dhe duke tretur pushtuesit që kanë qënë identifikuar nga qelizat B dhe T. Ky veprim ëshë quajtur fagocitis. Qelizat fagocitike që operojnë në gjak janë quajtur monocite, ndërkohë që ato që operojnë në indet e tjera janë quajtur makrofag.
Fushë beteja imune
Në çdo kohe, ekzistojnë një numër i vogël qelizash imune që enden nëpër trup. Shumë prej tyre kanë vetëm një jetë të shkurtër: qelizat T, përshembull, jetojnë për rreth katër ditë. Kur një pushtues është identifikuar, trupat e reja janë prodhuar në kockat e ngushta dhe timus dhe postuar në kalatë siç janë nyjet limfatike, bajamet, shpretka dhe shenjat në traktin e tretjes që përqëndrojnë limfocitet. Venat limfatike thahen duke sjellë brënda pushtuesit që të shkatërrohen. Kjo është edhe arsyeja se përse nyjet limfatike, përshembull, në qafë, sqetull dhe ije inflamohen gjatë një infeksioni. Kjo nënkupton që jeni duke bërë punën e tyre. Që kur sistemi limfatik nuk ka një pomp, lëngjet limfatike janë lëvizur nëpërmjet lëvizjes muskulare, kështu që aktiviteti fizik është i rëndësishëm për kullimin limfatik.
Ushqyesit që rrisin sistemin imun
Fortësia e sistemit tuaj imun, varet plotësisht nga marrja e vitaminave dhe mineraleve. Mungesa e vitaminave A, B1, B2, B6, B12, acid folik, C dhe E, shtypin imunitetin, ashtu sikundër bën mungesa e hekurit, zinkut, magnezit dhe selenium. Vitaminat B1, B2 dhe B5 ka efekte mesatare të rritjes së imunitetit krahasuar me B6. Prodhimi i antitrupave, që janë kritike në çdo infeksion, varen nga B6 ashtu sikundër varet funksioni i qelizave T. Konsumimi ditor ideal është 50 deri në 100 mg. B12 dhe acidi folik shfaqen esenciale për funksionin e qelizave B dhe T. B6, zink dhe acidi folik janë të gjitha të nevojshme për prodhimin e shpejtë të qelizave imune për të angazhuar një armik. Meqënëse asnjë ushqyes nuk funksionon në izolim, është mirë që të konsumohen suplemente vitaminash dhe mineralesh. Kombimi i ushqyesve, edhe në nivele moderne, mund të rrisin imunitetin në më nyrë shumë efektive. Në një studim kërkimor u mor një grup prej nëntëdhjetë e gjashtë njerëzve të moshuar të shëndetshëm dhe ju dhanë suplemente të këtij lloji dhe të tjerëve placebo. Ato që morën suplemente vuajtën më pak infeksione, kishin një sistem imun më të fortë sesa ishin ato që konsumuan placebo.
Fuqia e antioksidantëve
Ushqyesit, që jepen në sasi të mëdha, për të luftuar infeksionet, janë antioksidantë dhe veçanërisht Vitamina C. Pjesa më e madhe e pushtuesve prodhojnë kimikatet oksiduese e rrezikshme të njohura si radikale të lira për të luftuar trupar e sistemit tuaj imun. Ushqyesit anti-oksidantë siç janë Vitaminat A, C dhe E dhe zinku dhe selenium, i dobësojnë këto pushtues. Vitamina A, gjithashtu ndihmon për të mbajtur integritetin e traktit të tretjes, mushkërive dhe të gjitha membranave qelizore, duke parandaluar agjentët e huaj për të hyrë në trup. Gjithashtu, Vitamina A dhe beta karoteni janë anti-oksidant të fuqishëm. Shumë agjent të huaj prodhojnë radikale të lira oksiduese si pjesë e sistemit të tyre mbrojtës. Edhe qelizat tona imune prodhojnë radikale të lira për të shkatërruar pushtuesit. Për më tej, një konsumim i madh i ushqyesve antioksidant ndihmon në mbrojtjen e qelizave imune nga këto armë të dëmshme të luftës. Konsumimi ideal i beta karrotenit është 11.000 deri në 55.000 IU në ditë. Vitamina E, është një vitaminë tjetër e rëndësishme, që përmirëson qelizat B dhe T. Vetitë rritëse të sistemit imun shkaktojnë rritje kur ju jepen bashkë me selenium. Konsumimi ideal ditor është ndërmjet 150 deri në 900 IU. Seleniumi, hekuri, mangani, bakri dhe zinku janë të gjitha të përfshira në një antioksidim dhe kanë shfaqur që të ndihkojnë pozitivisht në fuqinë e sistemit imun. Nga këto, selenium dhe zinku janë më të rëndësishmit. Ndërkohë që zinku është kritik për prodhimin e qelizave imune dhe funksionin e duhur të qelizave B dhe T, zinku i tepërt mund të shtypë aftësinë e makrofageve për të shkatërruar bakteret. Konsumi ditor ideal është 15 deri në 25 mg. ndërkohë që zinku mund të jetë supplement përfitues gjatë një infeksioni viral, mund të mos jetë një ide e mirë për supplement gjatë infeksioneve bakteriale. E njëjta gjë është e vërtetë për hekurin. Ndërkohë që mungesa e hekurit shtyp funksionin imun, shumë hekur ndërhyn në aftësinë e makrofageve për të shkatërruar bakteret. Kur një infeksion është i pranishëm, trupi fillon një sërë mekanizmash mbrojtëse të përcaktuara për të ndaluar pushtuesit që absorbojnë hekur, kështu që të suplementuarit e hekurit nuk është i rekomandueshëm gjatë infeksioneve bakteriale.
Sa Vitaminë C duhet konsumuar?
Vitamina C, është kryesori për rritjen e sistemit imun. Më shumë sesa mijëra funksione në kapacitetin e tij kanë qënë identifikuar për të. Ai ndihmon qelizat imune që të maturohen, përmirëson performancën e antitrupave dhe makrofageve, dhe është vetë antigrip dhe antibakterial, ashtu sikundër është në gjëndje që të shkatërrojë toksinat e prodhuara nga bakteret. Përveç kësaj, është një antihistaminë natyrale, që qetëson inflamacionin, dhe stimulon një tjetër pjesë të sistemit imun mbrojtës për të prodhuar interferimin që rrit imunitetin. Nivelet e tepërta të hormonit të stresit kortizol, një shtypës imuniteti i fuqishëm, janë kontrolluar nga mjaftueshmëria e Vitaminës C. Gjithsesi, dozat e Vitaminat C janë vendimtare.
Probiotikët – natyra e antibiotikëve
Agjentët e infeksioneve, janë të gjithë përreth nesh. Nëse ju, i jeni dorëzuar atyre apo jo, është përcaktuar jo vetëm nga ekspozimi juaj, por edhe nga balanca juaj e baktereve. Arsyeja kryesore, se përse probiotikët ju mbrojnë juve është sepse ato prodhojnë substanca siç janë acidi laktik dhe hydrogen peroxide, që ndalojnë bakteret e këqija nga rritja. Këto janë natyra e antibiotikëve. Ato jo vetëm që mbajnë larg banuesit më pak të dëshirueshëm, siç është E.coli ose enterobakteri, por gjithashtu e bën shumë të vështirë për insektet siç është stafilokoku (përgjegjës për shumë probleme të fytit), salmonella dhe campylobacteri, që shkakton rastet më të mëdha të helmimeve ushqimore. Në botë, më shumë se një million njerëz vdesin çdo vit nga helmimi ushqimor. Në US, çdo vit ekzistojnë 1.500.000 raste të salmonelës dhe 2.500.000 raste të infeksioneve Campylobaker. Probiotikët jo vetëm që ju japin baktereve një kohë të vështirë, por ato edhe rrisin sistemin tuaj imun. Gjashtë studime kërkimore kanë gjetur specifikisht që degë të ndryshme të baktereve të mira përmirësojnë fuqinë luftuese të sistemit imun. Kjo nënkupton që probiotikët janë gjithashtu të rëndësishëm në trajtimin e kancerit dhe alergjive, ashtu sikundër edhe të infeksioneve të shkaktuara nga viruset, parazitët dhe mykut siç është candida albicans, që është përgjegjës për mykun. Një studim kërkimor i publikuar në “Annuals of Internal Medicine” në 1992 ju dha grave që vuanin nga myku kos që përmbante lactobacilli për gjashtë muaj ose asnjë kos. Pas gjashtë muajve, ato që konsumuan kos kërkuan që të kalonin tek grupi pa kos dhe anasjellas. Pjesa më e madhe e grave që nuk konsumonin kos hoqën dorë nga studimi, ndërkohë ato që konsumonin kos në bazë ditore refuzuan për ndërrim pas gjashtë muajve. Ato kishin përjetuar një reduktim thelbësor në numrin dhe ashpërsinë e infeksioneve mykotike. Edhe më efektive është përdorimi i suposteve për të dërguar probiotikët direkt në vaginë. Probiotikët kanë gjithashtu shfaqur efekt në trajtimin e einfeksioneve të fshikëzës së urinës, sinozitit dhe tonsilitet.
Dieta e fuqisë imune
Dieta ideale e rritjes së sistemit imun, është në përmbajtje, pa asnjë ndryshim nga dieta ideale. Që kur qelizat imune janë prodhuar me shpejtë si gjatë një infeksioni, proteinat e mjaftueshme janë esenciale. Gjithsesi, sasitë e mëdha, shtypin imunitetin, mundësisht nga përdorimi i vitaminave të pranishme B6. Dietat e larta në yndyrna të ngopura shtypin imunitetin, por yndyrnat e dobishme, siç janë farat rrisin imunitetin. Pra proteinat e mirëbalancuara, dietat e ulëta në yndyrna, me yndyrna të marra nga burime esenciale siç janë farat dhe arrat, bashkë me fruta të freskëta dhe zarzavate të pasura me vitamina dhe minerale, janë më të mirat për imunitetin. Gjatë një infeksioni viral që rritet prodhimi i mukusit, është mirë që të shmanget mishi, burimet e bulmetit dhe vezët, dhe gjithashtu çfarëdolloj ushqimi që ju mendoni dhe dyshoni se jeni alergjik. Ushqimet më të mira, janë të gjitha zarzavate, veçanërisht karrotat, patatet e ëmbla, domatet dhe fasulet. Frutat janë shumë të mira, veçanërisht shalqiu, manaferrat, plus farat e tokës, thjerrëzat, fasulet, të gjithë drithërat siç janë orizi dhe peshku. Të gjitha ushqimet duhet të konsumohen sa më të gjalla që të jetë e mundur, duke shmangur gjërat e skuqura.
Ushqimet për një dietë të fuqishme
Më poshtë do të gjeni disa elemente tipikë në një dietë për një sistem imun të fuqishëm
Lëngu i shalqiut: Përzijeni të freskët bashkë me arrat në një përzierës elektrik. Ky lëng është i pasur në proteina, zink, selenium, vitamina E dhe yndyrna të dobishme.Konsumojeni në mëngjes dhe një gotë tjetër gjatë ditës
Supa e karrotës: Grini tre karrota organike, dy domate, pak ujë , një e treta tofu, gjysëm filxhani qumësht orizi ose qumësht soje, disa bajame ose fara. Konsumojeni të ngrohtë ose të ftohtë të shoqëruar me një kek orizi.Në mënyrë alternative, zijini karrotat, pataten e ëmbël, ose kungullin dhe bëni një supë duke shtuar zarzavate, xhinxher dhe pak qumësht arrë kokosi.
Një sallatë e madhe: Përfshini në sallatë zarzavate, brokoli, kungull, domate, panxhar, kungull, sallatë jeshile dhe avokado, duke shtuar fara ose pjesë tofu – nëse është e mundur organike. Shërbejeni më një vaj të ftohtë që përmban pak hudhër.
Ndërmjet vakteve konsumoni manaferrat: Luleshtrydhet kanë më shumë vitaminë C sesa portokallet. Boronica ka fuqinë më të lartë antioksidante (ORAC). Luleshtrydhet dhe manaferrat janë gjithashtu shuëm të mirë. Manaferrat përmbajnë shumë fitoushqyes që rrisin sistemin tuaj imun. Kështu që, kur jeni nën një atak, përdorni manaferra ndërmjet vakteve.
Suplementet e dobishme
Këto suplemente ndihmojnë në luftimin e infeksioneve në mënyrë natyrale:
· Multivitamina dhe minerale të forta, të mira
· Një formulë antioksidante e mirë , e fortë duke konsumuar të paktën 6500IU Vitamina A, 450 IU Vitamina E, 100 mg B6, 20 mg zink, dhe 100 mcg selenium.
· Vitaminë C çdo katër orë , duke përfshirë të fundit gjatë natës dhe menjëherë në rritje (mund të kenë efekte laksative – nëse bëhet, reduktoni dozën), duke zgjedhur suplemente që përmbajnë ekstrakte të manaferrave.
· Çaj me xhinxher 4 herë në ditë.
· Echinacea, dhjetë pika tre herë në ditë.
·Fara grejpfruti, dhjetë pika tre herë në ditë. Për mirëmbajtje, konsumoni 1 deri në 2 Vitaminë C në ditë . Disa suplemente gjithashtu përmbajnë antioksidantë të tjerë dhe ushqyes imun siç janë ekstraktet e manfarrave, zinku ose çaji.
© Marre nga libri “Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top