Dëshmi

May 4, 2018 | 10:53

Djaloshi autik, gjashtë vjeç, nuk pranohet në autobusin e shkollës me nevoja speciale për shkak të sjelljes së tij

Familja e një djali autik ka ngritur një akuzë për mos marrjen e fëmijës së tyre nga një autobus i shkollës me nevoja të posaçme, sepse sjellja e tij është shumë sfiduese.

Prindërit e Alex Booth, gjashtë vjeç, u njoftuan se ai nuk ishte më i mirëpritur në Këshillin Special të Kirklees, West Yorkshire, shërbim që merr fëmijët që shkojnë në Woodley Special School në Huddersfield.

Zyrtarët e transportit të shkollave të Kirklees thanë se sjellja e tij ishte shumë sfiduese për t’u përballur, duke qenë se stafi kishte vetëm një anëtar në bord.

Autobusi ka një numër fëmijësh me nevoja të veçanta dhe autizëm në bord, duke përfshirë dhe Alex, prindërit e të cilit u është dhënë pak ditë më parë njoftimi se ai nuk ishte i lejuar në autobus nga Staincliffe në Lowerhouses.

Nëna e tij, Janine thotë se Kirklees ka bërë shumë pak për të përmirësuar situatën dhe ka shkelur udhëzimet për t’i dhënë njoftimin.

“Ata kanë thënë se është larg dhe ai nuk mund të kthehet derisa sjellja e tij të përmirësohet”, tha ajo. Duhet të kuptoni se kjo nuk do të ndodhë, sepse ai është autik. Nëse do të ishte aq e lehtë, do të ishte në shkollë normale.

Gjithmonë do të ketë një shans që ai të acarohet, prandaj do të shkojë te Woodley.

“Qëndrimi i tyre, nuk është problemi ynë, por shumë fëmijë në atë autobus kanë autizëm.”

Këshilli u kontaktua për të dhënë shpjegim, por nuk u përgjigj.

Janine tha se sjellja e Alex u përkeqësua, sepse gjatësia e udhëtimit të autobusit pothuajse ishte dyfishuar nga zyrtarët, në mënyrë që të mund të mblidhnin më shumë fëmijë.

Ajo tha se tani merrte rreth një orë e 20 minuta, gjë që ishte shumë e gjatë për ta përballuar.

Ajo shpjegoi: ‘Ai hipën i pari dhe zbret i fundit. ‘Fillimisht rruga ishte vetëm 45 minuta dhe ai ishte ok. Tani është kaq e gjatë sa ai shqetësohet, pasi ai nuk e kupton se çfarë është trafiku”.

Janine tha se Kirklees kishte provuar t’i jepte Alex një shoqërues, për ta mbajtur atë të qetë, por pas dy ditësh ata hoqën dorë.

Ata refuzuan të paguajnë për shoqërues, për ta marrë atë me taksi. Ajo tani është e detyruar ta shpjerë atë vetë, ndonëse Kirklees ka ofruar të paguajë për karburantin e saj. Kjo mënyrë nuk është praktike, pasi do t’i duhet lë djalin në një klub mëngjesi në 07:30 dhe pastaj t’u kërkojë ndihmë miqve për ta marrë atë nga shkolla.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top