Në fokus

May 4, 2018 | 11:13

Kur pamja e jashtme përcakton fatin tënd. Historia e 40 vjeçares në Ancona të Italisë

Dukej se ishte “e prerë” për atë vend pune, por në momentin e nënshkrimit të kontratës, nis edhe “dushi i ftohtë”: Nuk na pëlqen se je e zezë…

Këtë denoncon Fatima Sy, 40  vjeçarja nga Senegali që jeton në Itali prej 15 vjetësh, pas një periudhe prove në një azil të moshuarish në Ancona të Italisë.

Gruaja u surprizua: Kishte një marrëdhënie me të moshuarit, të cilët e thërrisnin në emër, e megjithatë…”nuk mund të punosh këtu, pasi ngjyra e lëkurës tënde bezdis disa prej të moshuarve”.

Ndërsa drejtuesit e mohojnë një gjë të tillë.

Pas dy ditësh pune në provë kërkuan dhe dy ditë të tjera, pastaj më kërkuan dokumentet për të nënshkruar kontratën. Më pas më thanë se nuk mund të bëhej dhe jo për shkaqe pune, por për shkak të ngjyrës së lëkurës time, pasi, sipas tyre, bezdis disa të moshuar.

Nëna e dy fëmijëve të cilët jetojnë në Senegal, sipas saj, është përqeshur për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Përsa i përket stafit drejtues të azilit, Fatima thotë se, “Nuk janë sjellë në mënyrë të drejtë me mua. Në fillim duhej të ishin dy ditë provë pa pagesë, më pas punova edhe dy ditë të tjera, në përfundim të të cilave më kërkuan dokumentet për të nënshkruar kontratën. Më pas më thanë se kontrata nuk mund të bëhej dhe jo për motive pune“.

Drejtuesit e azilit ndërkohë as që duan të dëgjojnë të flitet për “racizëm”, ata shprehen se “Ka të tjerë të huaj në personelin tonë dhe nuk kanë probleme të tilla. Nganjëherë, ndonjë i moshuar lëshon ndonjë koment ‘pa vend’.

Por Fatima e mohon një gjë të tillë duke thënë “Kur vajta atje, nuk mora asnjë koment racist, madje, pas katër ditësh të moshuarit më njihnin dhe më thërrisnin në emër”.

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top