Mirëqenie

June 7, 2018 | 9:44

Djathi, çelësi i një jete të shëndetshme

Djathi mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme. Në një studim që është mirëpritur botërisht, studiuesit nga Universiteti i Kopenhagenit zbuluan se djathi na bën mirë për zemrën.

Ata i kërkuan 139 të rriturve të merrnin pjesë në studimin 12 javor të të ngrënit djathë – një e treta e grupit të hante 80 g djathë të zakonshëm çdo ditë, dhe një e tretë tjetër 80g djathë me nivel të ulët yndyre. Grupi tjetër nuk duhet të hante djathë fare, por 90 g bukë me reçel. Shkencëtarët zbuluan se grupi i cili konsumoi djathë me yndyrë të lartë nuk kishte ndryshime në nivelin e kolesterolit, masën e belit apo presionin e gjakut. Në fakt, shëndeti i tyre u përmirësua.

Studimi, i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, raportoi se ngrënia e djathit përmes një diete të shëndetshme mund të na mbrojë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të metabolizmit, falë rritjes së kolesterolit “të mirë”.

Por ka edhe një arsye më shumë për të ngrënë djathë, pasi sipas një studimi të fundit japonez konsumimi i tij parandalon akumulimin e dhjamit në mëlçi, ndërkohë që të tjerë kanë sugjeruar se na ndihmon të bëjmë një gjumë më mirë, na bën më të lumtur dhe madje të humbasim peshë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top