Në fokus

December 27, 2019 | 10:40

Do ta kuptoni se e doni atë, kur ajo të fillojë t’ju mungojë dhe mos të jetë më aty

Ajo është gruaja për të cilën do të pendoheni që e keni humbur. Ju mendoni se nuk do pendoheni sepse po argëtoheni me jetën tuaj vetëm, por do të vijë një ditë kur të doni të ktheheni. Ky mendim do t’ju godasë atëherë kur ju nuk e prisni dhe kur nuk mund të bëni asgjë, pasi ajo mund të jetë e lumtur me dikë që e ka zgjedhur përgjithmonë.

Do vijë një ditë, që do pendoheni për humbjen e vajzës që do donit të ishte vetëm e juaja.

Do të dëshironit të dëgjonit dhe t’ju tregonin se edhe nëse gjërat që po përjetoni ju bëjnë të ndjeheni keq, një ditë ato do të ndryshojnë për mirë. Do të të marrë malli për atë buzëqeshje të ndrojtur kur e puthët për herë të parë dhe mënyrën si ajo qëndronte në majë të gishtave për t’ju përqafuar. Pasi të kaloni kohë me shumë vajza, do të kuptoni se ajo ishte e duhura, ajo që do të kthente botën përmbys për ju. Dhe kur të vijë ajo ditë, ju nuk do të mund të bëni asgjë. E vetmja gjë që mund të bëni është ta shikoni nga larg, ta shihni duke shijuar jetën me njeriun që ka zgjedhur të përkëdhel dhe përqafojë.

Do vdesësh nga zilia, do doje të ishe ai djali, të cilit i buzëqesh.

Por nuk do të keni më mundësi, sepse në atë moment ajo do të jetë e dikujt tjetër. Ajo ju dha gjithë zemrën dhe ju shkelët në të sikur të mos ishte asgjë dhe ajo u betua se një ditë do të të harronte. Nuk ishte e lehtë për të, që të hiqte dorë nga i vetmi burrë që donte, por të qenit e kënaqur me pak dashuri e lëndoi më shumë sesa të largohej prej jush.

Ajo u largua sepse nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar.

Ajo u largua sepse kishte arsye të forta për ta bërë atë. Ajo nuk duronte dot të kërkonte dashuri. Ajo insistoi disa herë me shpresën që të bënte të kuptoje, por ti nuk pranove ta bësh atë. Ju nuk i keni kushtuar rëndësi realitetit që ajo po ju tregonte sepse mendonit se ajo gjithmonë do të duronte gjithçka. Ju e morët si të mirëqenë dhe shihni se çfarë ndodhi. Keni humbur një vajzë që vërtetë dëshironte të ishte e juaja. Ju keni humbur një vajzë që i kishte vendosur të gjitha shpresat e saj në dashurinë tuaj, duke menduar që koha do t’ju ndryshonte dhe që do t’i jepnit asaj dashurinë që dëshironte.

Ajo thjesht donte që të luftoje për të dhe me të, por ju nuk deshët.

Ditën që ajo vendosi të largohej nga ju, ajo dukej e qetë dhe ishte në gjendje të pretendonte të ishte e fortë, por që nga momenti kur ajo ktheu shpinën, ajo filloi të qajë, duke iu lutur Zotit që ju ta thërrisnit përsëri, për t’i kërkuar asaj që të qëndrojë. Ajo donte të dinte se keni nevojë për të dhe se nuk mund ta imagjinonit jetën pa të. Por gjithçka që ajo mundi të dëgjojë ishte heshtja. Një heshtje aq e mprehtë sa goditi me thikë zemrën shumë herë, pa pushim.

Por tani ajo është e lumtur. Po ti?

Ndërsa ajo është e lumtur, ju jeni njësoj si më parë. Ju nuk dinit ta mbanit atë vajzë që ju deshi më shumë se veten. Ju keni arritur të humbni gjënë më të çmuar në jetën tuaj dhe tani ju vjen keq. Pas një kohe të gjatë kuptuat që ajo ishte me të vërtetë një diamant, një grua për t’u dashur. Një grua që u përpoq të të shpëtojë nga vetja, por dështoi. Pra, mos e urre atë që hoqi dorë nga ju sepse kjo nuk e bën atë të dobët. Kjo do të thotë se ajo ka mbajtur shumë për shumë kohë. Nuk u largua, ju e latë të shkojë.

Dhe tani që ajo është e lumtur, lëreni të jetojë. Mos u përpiqni të bëni asgjë sepse e dini se nuk do të jeni në gjendje t’i jepni asaj atë që vërtet i nevojitet. Lëreni të lumtur në krahët e një burri tjetër, pasi edhe ju vetë e dini se ajo meriton një mashkull më të mirë se ju.

 

 

Burimi / https://www.leperlemigliori.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top