Mirëqenie

April 16, 2018 | 14:27

Dobësohuni dhe eliminoni papastërtitë e tepërta në zorrë, vetëm me dy përbërës

Disa nga pastrimet më të njohura kanë për qëllim detoksin e zorrës së trashë dhe eliminimin e jashtëqitjes të mbetur në zorrë.

Pastrimi i zorrës së trashë trajton simptomat e lodhjes, dhimbjes së kokës, mungesës së energjisë dhe shtimit të peshës. Ekzistojnë gjithashtu prova se sistemi ynë nervor preket nga zorra dhe për këtë arsye, eliminimi i jashtëqitjeve të tepërta në zorrën e trashë ose më mirë pastrimi, mund të ketë përfitime pozitive që përfshijnë një gjendje mendore të përmirësuar dhe sistem imun të fortë.

Një detoks i trupit është një mënyrë për të hequr qafe të gjitha papastërtitë që krijohen mbi të. Detoksifikimi i trupit çon në një mënyrë jetese të shëndetshme. Për këtë arsye, ju do të jeni në gjendje të luftoni sëmundje të ndryshme.

Sëmundjet e vazhdueshme janë zakonisht për shkak të akumulimit të toksinave në trup, të cilat, ndër të tjera sjellin akumulimin e fekaleve për shkak të ushqyerjes së dobët dhe stresit.

Fuqia shëruese e uthullës së mollës

Përmban shumë vitamina, minerale dhe kalium, që ndihmojnë në procesin e spastrimit dhe në lëvizjen e zorrëve.
Përveç kësaj, uthulla e mollës është gjithashtu një antibiotik natyral që mbështet sistemin tuaj imunitar për të luftuar mikrobet, bakteret e huaja dhe ndihmon në parandalimin e viruseve që mund të lindin.

Pastrimi i zorrëve me uthull molle dhe mjaltë

Më poshtë është një pije që mund të realizohet në kushte shtëpie. Rekomandohet të pihet çdo mëngjes, për të pastruar zorrën e trashë dhe për të filluar ditën e balancuar dhe të freskët.

-Valoni në një enë ¼ litër ujë.

-Shtoni 2 lugë uthull molle, pastaj 1 lugë gjelle me mjaltë.

Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni tërësisht, të gjitha papastërtitë.

Burimi: Panorama ONLINE

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com