Këshilla & Arsye

May 10, 2018 | 8:04

Doni të humbisni disa kile për stinën e verës, këto ushqime ju pakësojnë oreksin

Kur ndjekim një dietë dobësimi, është normale të ndjejmë dëshirën të hamë disa ushqime me shumë kalori, qofshin këto të ëmbla apo të kripura. E njëjta gjë ndodh edhe kur kemi ankth apo depresion. Për të shmangur një situatë të tillë janë disa ushqime që pakësojnë oreksin dhe mund të konsumohen në çfarëdolloj momenti.

ushqim-1

Kosi

Kur keni shumë uri, mjafton të hani një gotë kos pa sheqer që ka 15 gramë proteina mjaft cilësore.

Djathi i stazhionuar

Me dy copa djathi mund të kënaqni oreksin tuaj. Zgjidhni ato djathra që kanë pak kripë dhe yndyrna.

Kafja e zezë

Kafja e zezë përmirëson metabolizmin dhe shmang urinë. Efektet e saj mund t’ju mbajën deri në tre orë pasi e keni pirë.

Speci i kuq

Nëse ju pëlqejnë gjërat pikante dhe të humbni peshë duke mbajtur larg urinë, speci i kuq është ideal.

Lëng frutash

Nuk është njësoj të hani një frut midis vakteve apo një sasi frutash. Mos i shtoni sheqer, por vetëm pak ujë dhe thjesht shpikni çdo ditë lëngje me fruta të ndryshme. Mollë, dardhë, pjeshkë, rrush, portokalle, çdo frut lejohet.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ka një sasi të madhe të ushqyesve thelbësorë të aftë të luftojnë ankthin për ushqimin.

Burimi BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top