Në fokus

May 10, 2018 | 8:10

Pionieri i informatikës Alan Turing mbi vdekshmërinë: Trupi i ofron diçka shpirtit, për të cilin të kujdeset dhe ta përdorë!

“Asgjëja është e tmerrshme: kështu që ne të gjithë jemi të pavdekshëm”, Simone de Beauvoir ngacmon ideologjinë fetare të pavdekësisë duke shpjeguar në të njëjtën mënyrë se pse ajo është ateiste, dhe shton: «Besimi lejon një shmangie të atyre vështirësive që ateisti i përballon me ndershmëri.»

mathematician-alan-turingPor ekziston një orientim i caktuar i shpirtit që është jofetar dhe i qartë në meditimin mbi vdekshmërinë.

Ajnshtajni e preku këtë temë në letrën e tij të bukur drejtuar Mbretëreshës së Belgjikës, në të cilën shkruante: “Në fund të fundit, ka diçka të përjetshme që shtrihet përtej dorës së fatit dhe të të gjitha iluzioneve njerëzore”. Megjithatë, ai pranoi që një besim i tillë për sa i përket  vdekshmërisë është i rezervuar për ata “të cilët kanë qenë të privilegjuar për të përmbushur plotësisht detyrën e tyre në jetë”.

Për të kuptuar humbjen e parakohshme të një jete të re dhe të parealizuar është një çështje tërësisht e ndryshme, të cilën e përktheu më vonë për ne pionieri i informatikës Alan Turing (23 qershor 1912 – 7 qershor 1954).

maxresdefault

Dekriptimi i kodit të Turingut të komunikimit nazist, mendohet të ketë shkurtuar Luftën e Dytë Botërore nga dy deri në katër vjet, duke kursyer diku  te nga 14 deri në 21 milionë jetë. Por pavarësisht nga heroizmi i tij gjatë kohës së luftës, Turing u detyrua të kryente vetëvrasje, pasi ishte sterilizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ngaqë ishte homoseksual. Më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes së tij shqetësuese, Mbretëresha Elizabeta II lëshoi falje mbretërore, një kërkesë formale pas vdekjes që  vetëm përforcoi tragjedinë e jetës dhe vdekjes së Turingut.

Tragjedia e shoqëroi Turingun që në moshë të re. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ndërkohë që shkonte në Sherborne School, ai ra thellësisht në dashuri me një shok klase të quajtur Christopher Morcom. Për Alanin e vështirë dhe të braktisur, i cili ishte ngacmuar aq rëndë sa një herë, një grup djemsh e bllokoi atë nën dyshemenë e një dhome fjetje dhe e mbajtën atje derisa pothuajse e mbytën, Christopher ishte gjithçka që ai nuk ishte – i pashëm, i drejtë, i përgatitur mirë në të dyja: shkencë dhe në art.

Dashuria e Alanit ishte e thellë, e pastër dhe e pakthyeshme në dimensionet që dëshironte më shumë, por Christopher i mori me ngrohtësi të madhe dhe u bë më i dashur ndaj tij, në fakt i vetmi mik i tij. Ata kaluan net të gjata duke diskutuar shkencën dhe filozofinë, duke tregtuar kuriozitete astronomike dhe duke spekuluar rreth ligjeve të fizikës.

Kur Christopher vdiq nga tuberkulozi i gjedhit në vitin 1930 – një sëmundje që  e kishte marrë nga qumështi i infektuar, për të cilin nuk kishte vaksinë  deri pas Luftës së Dytë Botërore – Alan u copëtua. Ai ishte në gjendje të mbledhë vetveten vetëm nëpërmjet punës, duke u mbushur aq thellë në nëntokën e matematikës, saqë ai zbuloi pothuajse  anën tjetër të jetës, ku shkenca dhe metafizika takohen. Më tepër, donte të kuptonte se si mund të qëndronte kaq i lidhur me dikë që nuk ekzistonte më materialisht, por që ndihej aq i gjallë në shpirtin e tij.

2015-10-20_bj_miller_death

E ardhmja, e tashmja dhe e kaluara e çdo objekti material është subjekt i ligjeve të fizikës. Orbita e çdo trupi qiellor, rënia e çdo  shiu. Trupi i tij ishte një koleksion i molekulave. Dëshira e tij, një kazan i hormoneve kimike,   janë dokumentuar shkencërisht. Truri i tij është thjesht një rast material, gjaku dhe kockash.

Por ai ndjen përvojë të drejtpërdrejtë të shpirtit të vet me shpirtin e tij. Ai nuk mund ta pranojë atë si një grumbull mishi, një grumbull materie, që e ardhmja, e kaluara dhe e tashmja e tij janë të përcaktuara  nga ligjet e fizikës. Ai nuk mund ta shtypë intuitën kur bën zgjedhje, që ndikojnë botën me mendjen dhe shpirtin e tij.

Burimi BrainPickings-Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top