Psikofakt

June 27, 2020 | 8:02

Donila Pipa: Lufta e mbijetesës dhe e përshtatjes me ndryshimet globale!

 

Jetojmë në një vit sfidash, ku kemi kaluar tërmetin, që na nxori jashtë nga shtëpitë tona, por në të njëjtën kohë, Coivid-19 që na izoloi në një karantinë mendimesh, idesh, sfidash dhe ndryshimesh.

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

Covid na bëri më kreativë, na dha mundësinë që të kujdesemi më shumë për veten, kaluam më shumë kohë me familjen, pasi ishim bërë shumë herë në të përditshmen tonë si një robot ku edhe ditën e shtunë ishim në punë.

Kjo luftë e mbijetesës dhe e përshtatjes në bëri të përshtatemi më mësimin online, platformat google-meet apo googleclassroom, për ta parë teknologjinë si një mundësi dhe risi të një botë globale në ndryshim dhe në një revolucion të padukshëm dhe të papritur deri tani!

Karantina na i ktheu shtëpinë dhe tavolinën e bukës, në një tavolinë studimi dhe mësimi online, kur ndonjëherë në punën dhe leksionet tona, u bë pjesë e gjithë familja, me dashje apo padashje!

Covid-19 na mësoi që gjërat më me vlerë në këtë botë janë jeta, liria, shëndeti, të cilat ne duke u kthyer shumë herë në një skllav modern, që vetëm vrapojmë i kishim lënë shumë herë pas dore.

unnamed

Si çdo luftë, edhe kjo luftë do të përfundojë, por na dha disa mësime që duhet një politike sociale europiane në fushën e shëndetit, duhet më shumë fonde për kërkimin shkencor, duhet më shumë bashkëpunim sot në këtë botë globale, online, takime virtuale, apo marrja e vendimeve së bashku.

Sot bota u bë NJË! Ishte një mësim që natyra dhe Zoti na i dha, që nuk duhet të vrapojmë pas pasurisë, pushtetit, egoizmit, por duhet të mendojmë si ta bëjmë këtë Botë më të mirë, për të jetuar përtej barrierave dhe kufijve tokësorë apo barrierave që vëmë  në mendjet tona.

Sot nuk ka më të pasur dhe të varfër, por sot ka qenie njerëzore që duhet të jetojnë dhe bashkëjetojnë së bashku duke u përballur me sfidat që natyra, koha na i dha si një mësim…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top