Mirëqenie

September 14, 2018 | 9:00

Dori Zahoaliaj Kolaj: Optometria, korrigjo shikimin, shijo botën!

Shikimi është dimensioni më i matshëm i botës. Nëse diçka nuk do të shkonte siç duhej, atëherë do të humbisnim ndjesitë më “të prekshme” që realizohen prej tij. Për ata që gjenetika apo shkaktarët e jashtëm ua kanë dëmtuar të parin, okulistika është shkenca që kujdeset. Por, ca më shumë rëndësi, si pjesë plotësimi e të tërës, merr edhe laboratori, ai që bën të mundur realizimin e montimit të xhamave për përshtatshmërinë e syve tuaj. Tirana ka pak laboratorë mirëfilli.

dori1

Si njohëse tanimë edhe e këtij “tregu”, mund t’ju them se sa të vështirë e kanë ata si puna ime, të gjejnë shërbimin e merituar në cilësi, standard dhe garanci për sytë. Dori Zahoaliaj Kolaj, opticiene dhe optometriste me përvojë, na këshillon mbi rëndësinë e hapave në montimin e përshtatshëm të syzeve, aktivitet të cilin ajo e ushtron në “Optilab A VisionS”.

dori

Sa rëndësi merr laboratori pas një recete për korrigjim të syve me syze?

Marrëdhënia e pacientit me optometristin bazohet tek besimi. Në këtë kuptim, ajo është e lidhur me profesionalizmin, korrektesën dhe përkushtimin që ofron personeli që shërben në një laborator optik. Një pacient i mirinformuar, di të dallojë shërbimin okulistik nga shërbimi optometrik. Gjithashtu, ai duhet të dallojë një dyqan optik nga një laborator optik i specializuar, që ka teknologjinë për të përgatitur syze në moment. Në vendet evropiane ka manuale dhe praktika të posaçme që informojnë dhe edukojnë mbi teknologjitë e reja të lenteve (organike, kontakti), skeleteve dhe syzeve. Nga kjo pikëpamje, rëndësia e optometristit në një laborator optik është përtej zëvendësimit të mundshëm të syzeve optike sipas dioptrisë. Roli i tij lidhet me përshtatjen e syrit ndaj lenteve që përdor pacienti, me tendencat e reja, me konfortin ndaj skeletit të zgjedhur, me probleme të mundshme gjatë përdorimit të tyre, etj. Në këtë kuptim rëndësia e optometristit përfshin një diapazon njohurish.

Ka ndryshuar trendi i xhamave sa i takon cilësisë?

Si në të gjitha fushat e tjera edhe në fushën e optometrisë ka pasur risi. Lentet organike (xhamat e syzeve) janë të një cilësie të lartë. Përgjithësisht ato variojnë sipas indekseve të punimit të lentes nga 1.5–1.74 që vijnë duke u holluar. Më parë, lentet kanë qenë të trajtuara vetëm për fortësi (relative) ndaj gërvishtjeve dhe shkëlqimit. Aktualisht përdoren lente që ofrojnë mbrojtje të kompletuar kundrejt shkëlqimit, papastërtive (njollave), pluhurit, ujit, me fortësi të lartë e shumë më rezistente ndaj gërvishtjeve dhe jetëgjata. Kompanitë dhe brandet evropiane janë lider në studimet kërkimore dhe shkencën që punon për konceptimin dhe dizenjimin e këtyre lenteve.

Në laboratorin tuaj, cila është përshtatshmëria që sugjeroni më shumë?

Ne udhëhiqemi nga parimi: shëndeti i syrit duhet të jetë i arritshëm për çdo individ. Jemi përpjekur të përfshijmë të gjitha kategoritë shoqërore dhe grupmoshat. Aktualisht kemi menduar t’ju vijmë në ndihmë fillimisht nxënësve e studentëve me rastin e fillimvitit shkollor dhe gjatë shtatorit do të vijmë me një ofertë për gjyshërit pensionistë, duke caktuar një ditë gjatë çdo muaji për shërbim e asistencë falas vetëm për ta dhe syze ekonomike. Nëse ndiqni faqen tonë elektronike (Optilab A VisionS – Laborator Optik), mund të gjeni informacion plotësues. Në kategorinë e lenteve organike, ofrojmë një zgjedhje të gjerë të lenteve multifokale, bifokale dhe progresive të standardeve evropiane.

Çfarë vini re në punën tuaj më së shumti?

Përveçse e impenjuar, jam një vëzhguese e vëmendshme mbi zhvillimet e fushës e problematikat, veçanërisht në vendet e rajonit përmes seminareve. Dallimi thelbësor qëndron te kapaciteti i shërbimeve që i ofrohet qytetarit tonë, dhe këtu ka vend për përmirësime. Natyrisht ka edhe faktorë specifikë siç janë niveli i të ardhurave, traditat dhe kultura e njerëzve, pavarësisht arsimit. Këtu, për shkak të bindjeve tradicionale, nuk është e lehtë t’i sugjerosh një pacienti se mund dhe duhet të ketë më shumë se sa 1 palë syze optike në përdorim, pasi në njëfarë kuptimi ti moralisht vihesh në konflikt interesi dhe krijon përshtypjen se ky sugjerim shërben në mënyrë vulgare për të prodhuar dhe shitur syze. Megjithatë, çdo qytetar, veçanërisht dikush që ushtron veprimtari publike, duhet të ketë në përdorim më shumë sesa 1 palë syze, kjo thjesht rrit jetëgjatësinë e syzeve të tij.

dori2

A mundet një person, me syze të trasha dikur, të ketë luksin sot të mbajë syze më elegante?

Zhvillimet në fushën e optometrisë janë mbresëlënëse. Komforti i lenteve organike mundëson edhe trajtimin e tyre nga indeksi 1.5; 1.56; 1.61; 1.67; 1.74; duke ofruar lente më të holla, më të lehta (si peshë) dhe rrjedhimisht më estetike e të preferuara nga pacientët. Në këtë kuptim, pacientët e sotshëm kanë më shumë mundësi zgjedhjeje për të mbajtur syze elegante për të njëjtën shkallë dioptrie. Ka marka të caktuara lentesh, të cilat me rritjen e indeksit të hollimit përveçse janë më të holla dhe fine ofrojnë gjithashtu edhe mbrojtje maksimale hidrofobike (optifog) dhe ndaj dritës blu-vjollcë (crizal prevencia, etj).

Me çfarë lloj lentesh operoni në laboratorin tuaj?

Operojmë me një shkallë të gjerë dhe marka të certifikuara. Në Shqipëri, si edhe në vendet e tjera të rajonit tonë janë të pranishme prej vitesh markat kryesore evropiane të lenteve. Varësisht preferencave, rekomandojmë markat e njohura të lenteve organike evropiane: Essilor, Zeiss, Nikon, Shamir, Divel. Essilor International Company është lider botëror në dizenjimin dhe prodhimin e lenteve optike, duke qenë aktiv në të gjithë botën. Kjo kompani ofron një shkallë të gjerë të lenteve, mes të cilave emrat e branduar: Varilux, Crizal, Experio, Optifog për korrektimin e shikimit ndaj presbiopisë, miopisë dhe astigmatizmit.

A ka një teknologji të fundit që lejon shikimin pastër dhe pa u dëmtuar?

Drita luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe në shëndetin tonë. Megjithatë, rrezet UV janë të dëmshme për sytë siç janë edhe për lëkurën tonë, duke u grumbulluar gjatë ciklit të jetës. Natyrisht, markat kryesore prodhuese të lenteve organike ofrojnë zgjidhje edhe në këtë drejtim. Risia është brandi Crizal Prevencia, e cila parandalon plakjen e parakohshme të syve, duke e pastruar dritën UV në mënyrë selektive dhe kjo është veçanërisht e rekomandueshme për përdoruesit e teknologjisë bashkëkohore. Natyrisht, çdo input cilësor ka një kosto relativisht më të lartë. Megjithatë duke konsideruar përfitimet në aspektin shëndetësor të pacientit do ta rekomandoja fort si një zgjedhje ekskluzive përdorimin e këtyre lenteve.

dori2Në laboratorin tuaj gjenden dhe skelete optike, ka një trend që i shkon për shtat këtij viti?

Ne ofrojmë syze optike, dielli dhe të kombinuara nga marka të mirënjohura. Përpara sesa të vendosim për të blerë 1 palë syze, duhet të dimë më shumë rreth karakteristikave dhe perspektivës së produktit. Në fakt, nuk ka kohë më të mirë sesa ndërrimi i sezoneve për ta bërë këtë gjë dhe kjo përkon bukur me këtë fillim-shtatori. Më të preferuarat janë ngjyrat e lehta të skeleteve: atyre transparente, të mermerta, me efektin e drurit dhe ngjyrat e ngrohta të tokës. Midis formave të skeleteve do të veçonim syzet e mëdha (oversize), ato model aviatori, modelet eyecat (vintage), syzet rrethore dhe modelet fine të holla e të lehta të cilat përshtaten me çdo grupmoshë.

OPTILAB A VISIONS OFRON NJË ZGJEDHJE TË GJERË TË LENTEVE MULTIFOKALE, BIFOKALE DHE PROGRESIVE TË STANDARDEVE EVROPIANE QË BËJNË KORRIGJIMIN E MIOPISË, PRESBIOPISË E ASTIGMATIZMIT.

Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, Pallati ANI Shpk, Nr. 30
prapa Poliklinikës Qendrore, Nr. 3
Cel: +355 69 99 45 707
E-mail: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top