Pika referimi

April 20, 2020 | 8:08

Doruntina Grulaj: A është vështirë të jesh njeri i mirë?

 

“Pranoje hidhërimin, fito lumturinë tënde”.

Msc.Doruntina Grulaj

Msc.Doruntina Grulaj

Teoricienët në mbarë globin diskutojnë tema nga më të ndryshmet vlen të theksohet se ato pothuajse gjithmonë sillen rreth rendit të ri botëror, jetës, politikës, ekonomisë, teknologjisë, bankave botërore, tema në thelb mbetet NJERIU. 

Pikërisht krizat politike, udhëheqjet e dobëta shtetërore, vështirësitë, sëmundjet, pandemitë, luftërat botërore, periudhat kaotike që përballet i gjithë globi, bëjnë që njeriu të revoltohet. Njeriu si qenie që posedon mendjen ai rreth ekzistencës së tij mund të bëjë zgjedhjen të qenit njeri i mirë dhe i keq, sepse njeriu është e vetmja qenie që ka aftësi të analizojë sjelljen e tij dhe të kuptojë pasojat e veprimeve. Njeriu si qenie e gjallë “Homo sapiens “ nga gjuha latine d.m.th: inteligjentë, i arsyeshëm, i sjellshëm. Por, a është e vështirë të jesh njeri i mirë? Të jesh njeri i mirë në një botë ku egoizmi pothuajse është duke luftuar të bëhet pjesë e vlerave njerëzore nuk është aspak e lehtë. Njerëzit e mirë zakonisht karakterizohen si; të drejtpërdrejtë, të sinqertë, gjithmonë shprehin mendimet e tyre, kanë vetëbesim, kanë sens humori. Parë aspektin tjetër sot njerëzit në raporte të ndryshme duan që në çdo kusht të biem në nivelin e sjelljes së tyre, e pastaj mundohen të luajnë rolin e viktimës. Secilit prej nesh jeta na rastis të takohemi me njerëz lloje karaktere të ndryshme më pas arrijmë të dallojmë njerëzit si: simpatikët, altruistët, egoistët, manipuluesit, injorantët, gënjeshtarët, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, të paktë nuk janë as njerëzit e thashethemeve që merren me jetën, punët e tjetrit.

Fatkeqësisht sot të jesh njeri i mirë është e dëmshme edhe për ne, duke menduar se të tjerët janë si ne ne arrijmë të kuptojmë se në fund kemi gabuar, kjo na çon në dilema: të sillesh mirë, të jesh i drejtpërdrejtë, me sinqeritet, të mos ofendosh, të mos urosh të keqen tjetrit, duke ndihmuar, duke mos tradhtuar ne vetëm se prishim raportin me ta.

E krejt kjo ndodh si rezultat se ata e marrin sikur ne kemi obligim ndaj tyre dhe fillojnë të abuzojnë me atë që ne bëjmë për ta dhe atë çfarë u ofrojmë. Ata tipa i quajmë egocentrik mund të themi edhe narcizoid, sepse ata duan të sillet gjithçka vetëm rreth tyre si thonë ata ashtu të bëhet! Në situata të tilla njerëzit e mirë e kanë të vështirë dhe si opsion zgjedhin të largohen ajo çfarë bëjnë është se fillojnë të mos besojnë më siç kanë besuar, derisa prapë vazhdojnë bëjnë mirë ngase mendojnë se njerëzit nuk janë ata që mund të ndryshojnë personalitetin e tyre. 

Një gjë duhet të kemi parasysh se abuzimi dhe mirësia nuk zgjasin gjithmonë, dhe se forca e durimi për të vazhduar më tutje marrin fund edhe nëse ka dashuri, apo shoqëri me personin tjetër, nuk shtyhet më sepse atëherë fillon nënvlerësimi ndaj vetes, e gjithçka duhet të jetë me masë ashtu edhe durimi. 

Jo gjithmonë vlen për të gjithë se çfarë jep edhe merr, njerëzit e mirë falin pafundësisht e kur ata largohen nuk kthehen më pas kurrë. Është fakt njerëzit që sillen mirë me tjerët kërkojnë ndihmë më së paku e ofrojnë më së shumti, (edhe atë çfarë e kërkojnë gjithmonë me mirëkuptim, marrëveshje pa dëmtuar palën tjetër, edhe nëse është miqësi e bazuar në interesa), në këmbim krejt çfarë marrin është zhgënjimi, hidhërimi. “Pranoje hidhërimin, fito lumturinë tënde” sikur u dedikohet pikërisht njerëzve të mirë, sepse padrejtësi nuk bëjnë, as të keqen që u bëhet nuk e kthejnë me të keq, kur nuk kanë mundësi të ndihmojnë personalisht shohin alternativa tjera, prandaj të jesh njeri i mirë është shumë e vështirë por, do jesh rehat me veten, me ndërgjegje të pastër gjithmonë. 

Andaj nëse mendon se ke një person të tillë afër vetes qoftë shoqëri apo dashuri ruaje fort, sepse nëse dikush mundohet të jetë afër teje me të gjitha virtyte e mangësi që ke, në gjitha situatat që ndodhesh qëndron me ty, mundohet për ty, kurse në anën tjetër ti manipulon, abuzon me të, dije se do e largosh përgjithmonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top