Në fokus

April 29, 2020 | 8:07

Doruntina Grulaj: Kush është “Big Brother” apo vëllai i madh që po na shikon

Msc Doruntina Grulaj

Msc Doruntina Grulaj

Fillimisht studimi dhe zhvillimi i aftësive intelektuale, na shërben përtej njohurive dhe aftësive që kërkohen në profesione fusha të  ndryshme, të rëndësishme për jetën në tërësi dhe jo vetëm në fushat si filozofi e psikologji, por edhe në fusha të veçanta të veprimtarisë njerëzore.

Mund të cekim filozofinë e cila zhvillon aftësitë analitike, kritike interpretuese që zbatohen e janë të domosdoshme në kontekst jetësor. Na ndihmon vetëshprehjen për të shkëmbyer ide për të debatuar rreth tyre, gjithashtu na krijon mundësitë për rritjen e pushtetit intelektual dhe për të përballuar ndryshimet e shpejta dhe të vazhdueshme që e karakterizojnë mendimin njerëzor.

Bota siç duket gjithmonë do të vazhdojë të jetë në një konflikt të vazhdueshëm. Saktësisht Orwelli tek romani 1984 cek sundimin e qeverisë e cila ka zhvilluar shkencën dhe për qëllim ka kontrollimin dhe shtypjen e individit. Ai thekson se i ashtuquajturi “Big Brother”, ose “Vëllai i madh”, i cili kontrollon gjithë veprimet dhe mendimet e popullit të tij me anë të telekamerave nëpër shtëpi dhe psiko-policisë. Një roman i tillë na lidhet pikërisht me jetën që bëjmë sot dhe me avancimin e teknologjisë, mënyrën si shtetet mbajnë gjithçka nën kontroll dhe duan të jenë gjithmonë në fuqi. Duke filluar nga posedimi e dokumenteve tona, deri tek lëvizjet që bëjmë gjithmonë jemi në vëzhgim, nën kontroll të udhëheqjes e që nuk e dimë kush na kontrollon në çdo lëvizje që bëjmë si qytetar të globit.

Armiku i quajtur Covid-19 i cili i padukshëm po vazhdon merr jetë njerëzish, të gjithë duhet të dimë që kjo është një lloj lufte dhe jo vetëm lojë politike, apo grip sezonal, prandaj edhe themi se këtë duhet luftuar gjatë të qëndruarit në shtëpi.

Kurrë se kemi menduar se me fillim të vitit 2020 do gjendemi në një situatë të tillë jetese, duke luftuar jetën me të qëndruarit të izoluar në shtëpi, kjo ka ardhur nga ana e mendjes njerëzore e menduar mirë më parë mund të themi edhe nga një plan i drejtuar kah i gjithë globi. Gjithë kjo situatë konspirative ka ardhur nga fuqitë po të njëjtit janë ata që mundohen edhe të krijojnë rendin e ri botëror. Kur jemi tek kjo gjendje jo normale vlen të cekim se epidemia dhe pandemia dallojnë sepse kur sëmundja përhapet në një zonë gjeografike në një kohë të caktuar dhe godet shumicën e popullsisë quhet epidemi, kurse pandemia është përhapje e një epidemie në nivel global. Vërtet se një pandemi botërore nuk na bën për të qesh fakt kjo gjendje vazhdon na brengos shumë ndodh ka ditë që edhe na bezdis por, duhet të mundohemi të gjejmë mënyra relaksimi dhe te qeshim me humorin që shkaktohet nga ditët e izolimit.

Mirëpo, siç duket dembelizmi dhe frika që kanë një pjesë e mirë e njerëzve bën që ata zgjedhin të çlirohen nga udhëheqja e të tjerëve, dhe u nënshtrohen vullnetarisht atyre, gjë që lehtëson që të tjerët të bëhen tutorë të tyre, duke ia ndrydh lirinë e mendimit dhe veprimit. Kështu kemi edhe fuqitë botërore dhe grupet që na udhëheqin, ka pasur spekulime të shumta dhe vazhdon e flitet pothuajse gjithçka rreth tyre me të vërteta dhe të pavërteta, por realiteti është se ato shoqëri dhe ata njerëz ekzistojnë, ato grupe shoqërore bëjnë ndryshimin në nivel global si pjesë të lojës së tyre politike duke pas parasysh që ato menaxhojnë pothuaj gjithçka duke filluar politikën, ekonominë, teknologjinë, bankat botërore, krejt këto duke u bazuar në interesa personale të tyre, dhe në dëm të njerëzimit.

Kthehemi tek shek. XXI më saktësisht tek viti 2020 i cili siç duket do jetë me ndryshime të mëdha duke filluar nga  mënyra e jetesës së njerëzimit, gjërat kanë për të ndryshuar dhe nuk do jetë bota si ishte më parë, konkretisht ritheksojmë se të gjitha ndryshimet janë pjesë e lojës nga udhëheqësit që duan të vendosin rendin e ri botëror. Përkrahës të kësaj teorie mund të tregojnë një fare shkalle se kush bën pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila punon të vendosë rendin e ri botëror, ku janë shumë familje të njohura si ; familja Rotshild, Rokfeler, Morganët, Kisinixherët, Shrëderët dhe DuPonët, si dhe monarkët evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie. Teoria beson se këta persona janë të gjithë të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, mjeteve të komunikimit, pra një shoqëri e quajtur “Bilderbergët”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top