Këshilla & Arsye

April 29, 2020 | 8:07

Këshillat e një terapisti që ju ndihmojnë të përballoni pasojat psikologjike të pandemisë

Si një terapist i licencuar dhe i specializuar në traumë, e di mirë se pasojat e kësaj pandemia mund të shkaktojnë dhe traumë. Një traumë përcaktohet nga përgjigja jonë ndaj një ngjarjeje të caktuar. Mënyra se si ne përpunojmë ngjarjet përcaktohet nga: përvojat tona të së kaluarës, variablat që ndodhin përkrah këtyre ngjarjeve dhe narracioni ynë personal, që është rrëfimi që ne i tregojmë vetes për jetën tonë.

Një traumë është një përgjigje fizike, mendore dhe emocionale që ndodh kur një ngjarje shkakton një përgjigje hormonale që truri ynë interpreton se thotë që ne jemi në rrezik. Këtu janë disa gjëra që ne mund të bëjmë për të minimizuar pasojat psikologjike të kësaj pandemie.

– Ne mund të pranojmë që nuk kemi energji për të realizuar të gjitha gjërat që ne mendojmë se duhet të bëjmë.

– Ne mund të rindryshojmë energjitë tona drejtuar aftësive tona fizike, mendore dhe emocionale, duke e ditur që shumë prej tyre tashmë janë duke u përdorur në fusha të tjera.

– Si shoqëri, ne priremi të vlerësojmë punën në krahasim me shumë gjëra të tjera. Kjo është një mundësi për të ndryshuar përparësitë tona dhe të mos ndiejmë faj që nuk po punojmë aq sa duhet.

– Ne duhet të pranojmë çdo emocion që kemi, duke e ditur që ato do të vijnë, ndryshojnë dhe shkojnë, duke ditur që ekziston një arsye që ne i ndiejmë ato.

– Për shkak se trauma përfshin një përgjigje fizike për të mobilizuar trupin tonë për rrezik, është thelbësore që të harxhojmë kohë dhe energji edhe në djegien e energjisë negative dhe pastaj qetësimin e trupit tonë.

– Ndarja e përvojës sonë me të tjerët ndërsa ne po përjetojmë vështirësi është lidhja për të cilën kemi nevojë të madhe, veçanërisht gjatë kësaj kohe të distancimit shoqëror.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top