Në fokus

March 30, 2020 | 11:29

Dr. Besnik JAKAJ: COVID-19, ky armik i padukshëm që ka gjunjëzuar botën!

 

Dr.Besnik Jakaj

Dr.Besnik Jakaj

Problemet janë nga më të ndryshmet, shëndetësore, sociale-ekonomike, psikologjike, shpirtërore etj. Unë si Mjek dhe si Qytetar dua të ngre një shqetësim shumë të madh që kanë familjarët e atyre që janë më fatkeqët në këtë situatë.

Familjarët e të sëmurëve të hospitalizuar me Covid-19, të cilët një pjesë janë në terapi intensive dhe e kanë të pamundur të komunikojnë me të afërmit tyre.

Është e drejta më humane që të informohen në mënyrë zyrtare dhe të përditësuar me gjendjen shëndetësore të njerëzve të tyre të dashur, kuptohet që janë pacient me shumë probleme të mëdha shëndetësore, psikologjike dhe dinamike të paparashikueshme etj.

Është detyrë e drejtuesve të kësaj pandemie, të ndërtojnë një sistem të thjeshtë komunikimi me familjarët e pacientëve të prekur nga Covid-19, të cilët duhet të informohen për gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre, për dinamikën, ecurinë dhe problemet që kanë… madje të informohen në kohë reale edhe për rastet më fatkeqe kur humbin jetën.

Nuk më duket e drejtë apo e nevojshme që secili të interesohet personalisht, duke shqetësuar dhe duke penguar personelin shëndetësor, që po bëjnë maksimumin e tyre në përballjen me këtë situatë, apo aq më keq, të presin përpara TV për të dëgjuar lajmin për fatin e njeriut të tyre të dashur.

Nuk është e drejtë, që familjarët të lihen pa informacion zyrtar për njerëzit e tyre të dashur, dhe të detyrohen që në këto kushte izolimi të paraqiten nga ana e anës tek spitali infektiv, duke pritur me orë të tëra jashtë, me shpresën që të takojnë një personel qe ka informacion për njeriun e tyre.

Kjo është JO HUMANE.

Gjithashtu është edhe e rrezikshme për situatën pasi, rrezikohet shpërndarje më e madhe e virusit, pengojmë mjekët dhe infermierët në punën e tyre, si dhe rritet akoma më shumë drama e këtyre familjarëve.

Ky informacion është lehtësisht i përpunueshëm, brenda spitalit Covid-19, edhe një person mundet t’jua komunikojë situatën familjarëve në një periudhë periodike, pa penguar personelin shëndetësor, dhe pa rritur dramën e të hospitalizuarve dhe familjarëve të tyre.

Kjo këshillë, vjen në mënyrë shumë miqësore për drejtuesit e M.SH, dhe është shumë e thjeshtë për t’u realizuar, duke plotësuar një të drejtë thelbësore, humane, të pacientëve dhe familjarëve te tyre.

Mora shkas të bëj këtë këshillë, referuar komunikimeve të shumta që kam pasur me familjarë të ndryshëm nga gjithë Shqipëria, duke ma kërkuar si nder miqësor, këtë informacion për familjarët e tyre të hospitalizuar.

Unë e kam marrë në kohë reale, në mënyrë të azhornuar dinamikën e pacientëve, dhe jam informuar në mënyrë shumë miqësore nga kolegët e mi të shtrenjtë, që janë në ballë të kësaj lufte, kam edhe rastin t’i falenderoj pa fund për atë që po bëjnë, me një profesionalizëm dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm.

Duhet në mënyrë sa më të shpejtë të zgjidhet ky problem kaq sensibël, kaq human dhe shpirtërore, për t’u ardhur në ndihmë atyre që po përballen me fatin më të keq, në këtë situatë dramatike për krejt globin.

Shpresoj dhe uroj që ta tejkalojmë sa më shpejt këtë situatë, kam bindjen që shumë shpejt bota do e mposhtë këtë virus, tinëzar dhe të pabesë, dhe makthi i njerëzimit do të mbarojë, kam bindjen që nga kjo luftë, njerëzimi do dalë më i fortë, më human dhe do ridimensionojë vlerat morale dhe shpirtërore që fatkeqësisht njerëzimi ka kohë, që ka bjerrur në këtë drejtim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top