Mirëqenie

March 31, 2020 | 14:46

Gratë në shërbim publik, profesionistet vullnetare me këshilla online falas

 

Në një kohë kur koronavirusi na ka mbyllur brenda mureve të shtëpisë, janë bllokuar njëherësh dhe mjaft aktivitete. Megjithatë, disa institucione, me leje të veçantë u janë vënë në shërbim qyetarëve. Edhe pse duhet thënë, funksionimi bazohet në një sistem elektronik lejedhënës për mirëmenaxhimin e situatës dhe mosshkeljen e rregullave që kanë për bazë ruajtjen e distancimit social, e mbi të gjitha shmangien e përhapjes së virusit të panjohur. 

91352196_1582658691891331_479952308881326080_n

E gjithë kjo situatë ka sjellë mosfunksionimin normal të jetës, ndërsa ka ndikuar në sjelljet e njerëzve. Izolimi social dhe për rrjedhojë psikologjik ka sjellë efektet e veta. Ndaj, në javën e tretë të karantinës, profesionistë të fushave të ndryshme janë ofruar vullnetarisht për të dhënë ndihmën e tyre qoftë përmes TV apo online, me këshilla të vlefshme për të gjitha shtresat. Si aktorë ndihmues të rëndësishëm, psikologët janë të parët në ballë të situatës, të cilët janë vetëofruar për mbështetje psikologjike për të gjithë mjekët dhe infermierët, si dhe për fëmijët e të moshuarit.

90597426_672029010215568_6202143177281896448_n

 

 

 

 

 

 

Për Besarta Taçi, presidente e EMDR Albania, “nisma po zhvillohet çdo ditë e më shumë, duke u lehtësuar ndikimet e ngarkesës bluzave të bardha që po merren me menaxhimin dhe trajtimin e pacientëve të prekur, si dhe duke trajtuar ndikimin e vetëizolimit të fëmijëve dhe moshave të treta”. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, EMDR Albania ka hartuar dhe një manual për personelin shëndetwsor lidhur me shëndetin mendor. Udhëzime për problemet praktike dhe këshilla lidhur me menaxhimin e problemeve personale psikologjike të shkaktuara nga situata e emergjencës.

0

#https://www.emdralbania.org/manual-per-personelin-shendetesor-lidhur-me-shendetin-mendor/?fbclid=IwAR0rVZu0_TxquXuhG5IhNlVGiuByBQdHChiCdYxsKYIFOToBnJ7WTBOFbG4

Nga ana tjetër edhe profesionistë të fushave të tjera si për shembull drejtësia, janë duke ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e çështjeve specifike dhe orientimin e duhur të njerëzve. Avokatja e njohur Denisa Daka, me përvojë 23-vjeçare po jep kontributin e saj, me këshilla juridike falas përgjatë kohës që do të zgjasë pandemia. “Me kërkesë të shoqatës ‘Gratë në shërbim publik’, ofroj mbështetje live në FB, por çdo nevojë për sqarime apo këshillime pak më specifike për kushtet në të cilat ndodhemi nga pandemia e Covid19”. Avokate Denisa Daka është Anëtare e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dhe prej 23 vitesh në profesionin e avokatit dhe është një zë i fuqishëm në komunitetin e avokatëve. Daka është edhe mbrojtëse e fortë e të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave dhe fëmijëve.

denisa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top