FB

October 23, 2023 | 8:47

Dr.Denisa Zhegu: PhiLaser, rigjenero të shkuarën!

Një tatuazh ka një lidhje të fortë emocionale për personin që e ka atë. Zakonisht është emri i të dashurve, idhujve, citate apo çdo gjë me të cilën ai ndihet i lidhur. Megjithatë, me kalimin e kohës, mund të ndodhë që tatuazhi të mos ketë të njëjtën rëndësi si dikur. Ai mund të humbasë edhe tërheqje…..

Një tatuazh ka një lidhje të fortë emocionale për personin që e ka atë. Zakonisht është emri i të dashurve, idhujve, citate apo çdo gjë me të cilën ai ndihet i lidhur. Megjithatë, me kalimin e kohës, mund të ndodhë që tatuazhi të mos ketë të njëjtën rëndësi si dikur. Ai mund të humbasë edhe tërheqjen estetike gjithashtu. Cilado qoftë arsyeja, ai vend i trupit ku tatuazhi nuk përkon më me ndjesitë e individit që e mban, është e udhës të zhbëhet. Sot ka mënyra për t’i hequr tatuazhet, sepse nuk mund të konsiderohen më si dikur, të përkohshme.

Procedura e heqjes së tatuazhit, tek vetullat, në krahë, këmbë, apo trup, varet nga sistemi imunitar dhe limfatik, të cilët thithin molekulat e pigmentit dhe i eliminojnë ato nga trupi. Natyrisht, ky lloj lazeri është jashtëzakonisht i saktë, duke përdorur teknikën me puls ultra të shkurtër. Për të reduktuar intensitetin e ngjyrës dhe dëmtimin e lëkurës, pulset e dritës në këta lazer veprojnë në nanosekonda, pra shpejt dhe pa ndjesi asfare dhimbjeje. Pigmenti thith energjinë me një shpejtësi të tillë duke mos lënë kohë për ndërveprim kimik. Në fakt, një impuls akustik formohet brenda dhe e thyen pigmentin.

Shpejtësia e procesit të ngrohjes është vendimtare për suksesin e trajtimit. Sa më shpejt që lazeri të ngrohë grimcat, aq më e madhe është mundësia e prishjes së pigmentit. Bazuar në nevojat personale, të cilat ndryshojnë nga rasti në rast, heqja e tatuazhit mund të kërkojë një numër të ndryshueshëm seancash trajtimi. Një trajtim ka një kohëzgjatje mesatare prej disa minutash për një numër të ndryshueshëm javësh nga një seancë tek tjera. Bazuar në reagimin e trupit dhe shpejtësisë së teknikës, Doktoreshë Denisa Zhegu ju sugjeron trajtimin periodik afatshkurër ose afatgjatë.

AdresaRruga “Vllazën Huta” përballë ish-Poliklinikës Iraniane, Tiranë 39


Cel: +355 (0) 68 29 32 472 |

email: [email protected] |

Instagram Dr.DenisaZhegu

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, muaji Tetor

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top