Risi

November 4, 2020 | 8:26

Dr. Laver Stroka dhe Dr. Afërdita Stroka: Trajtimi i kancerit të lëkurës dhe i nishaneve pa bisturi!

Talenti nuk është vetëm njëra anë e medaljes. Do shumë punë, përkushtim, deri vetëmohim për të arritur majën e suksesit. Ky rrugëtim natyrshëm ka qenë i gjatë, shoqëruar me kujtesë të fiksuar në mijëra raste klinike të shëruara në 43 vite punë. Dr.Laver Stroka i ka kushtuar jetën mjekësisë, duke u renditur ndër mjekët me botime shkencore në botë për trajtimin e kancerit të lëkurës dhe nishaneve pa bisturi. Për fatin e tij, apo të saj, ai sot ndan përvojën, njëherësh dhe profesionin me vajzën e tij, doktoreshë Afërditën, ku në fokus është pikërisht shërimi i melanomave pa kirurgji dhe pa rreze. Suksesi atë-bijë në Klinikën Stroka, në të gjitha rastet e heqjes së nishaneve për arsye estetike apo shëndetësore, ka rezultuar pa asnjë problem të mëvonshëm shëndetësor çka është më e rëndësishmja, por edhe me ruajtje maksimale estetike. Klinika Stroka për veçantinë e asaj që ofron në shërbimet e saj, është mjekësia pas së cilës vihet re një interes i madh nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia e Mali i Zi, por edhe nga shumë shqiptarë që jetojnë në Europë, dhe së fundi edhe në Amerikë.

imgm8391

Duke vlerësuar kohën dhe angazhimet tuaja, më lejoni t’ju bëj fillimisht një pyetje që ka të bëjë me rolin e gruas shqiptare sot, marrë shkas nga dita e nënës. Si e shikoni veten si grua e angazhuar në profesion, paralel në familje, si prind dhe bashkëshorte? Cila është veçantia që ju bën të motivoheni për secilën?

Fillimisht dua ta nisim këtë intervistë me një urim së pari për të gjitha nënat, të cilat me dashurinë, mundin dhe sakrificat e panumërta rrisin dhe edukojnë njerëz më të mirë për shoqërinë, dhe këtu dua të uroj veçanërisht heroinën time që edhe sot ma bën jetën më të lehtë dhe më të bukur me praninë dhe ndihmën e pakushtëzuar, por edhe për çdo grua që rritet ditë pas dite përmes këmbënguljes dhe punës së palodhur që vetëm një grua di ta bëjë. Duke qenë se kam arritur të realizoj një ëndërr time të fëmijërisë, profesioni më mbush dhe u jep kuptim ditëve të mia. Brenda mureve të Klinikës Stroka marr kënaqësitë më të mëdha profesionale, por marr edhe trishtimin më të madh, kur jo çdo gjë shkon ashtu siç duam ne. Brenda këtyre mureve marr gjithë peshën e hallit të çdo pacienti që kalon pragun e asaj dere, ashtu siç marr edhe gëzimin më të madh pas çdo rezultati të shumëpritur, dhe e gjithë kjo nuk mund të vijë askund me natyrshëm se sa te një grua apo një nënë që ka një zemër të mbushur me dashuri, një shpirt të madh si ai që ka një grua dhe një vullnet të hekurt që nuk do t’ia dijë as për netët pa gjumë nga fëmijët nga fëmijët që rriten, as për angazhimet familjare që përmbushen nga dashuria. Kështu qetësinë dhe energjinë në punë e gjej përmes harmonisë dhe dashurisë që marr nga bashkëshorti, fëmijët dhe familjarët e mi. E gjithë kjo gjeneron energji që përkthehet në punë pasionante dhe rezultate. Duke u munduar të gjej dhe t’i jap kohën e duhur këtyre dy angazhimeve madhore, pa marrë nga koha e asnjërës për tjetrën, këto hera-herës më shkrihen në një, duke qenë se punoj bashkë me tim atë.

1     1-1

Ndalemi tek aspekti profesional, një angazhim që ju e ndani me babain tuaj në Klinikën Stroka, dhe që ka të bëjë me trajtimin e kancerit të lëkurës pa nevojën e bisturisë apo të rrezeve. Cila është përvoja juaj në trajtimin e patologjive që ju shfaqen?

Siç u prek pak më sipër, puna jonë e përbashkët ka bërë që unë të vazhdoj në një rrugë të nisur nga stërgjyshi im, në kohën kur është arsimuar në Aleksandri ku edhe ka hedhur bazat në trajtimet me mjekësi alternative dhe më pas nga im atë, i cili është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në vitin ‘77 dhe deri tek unë që po ashtu jam diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në vitin 2006. Kjo është një metodë trajtimi për 3 format kryesore të kancerit të lëkurës, siç është Basal Cell Carcinoma, Squamous Cell Carcinoma dhe Malignant Melanoma. E veçanta e këtij trajtimi është aplikimi i solucionit me bazë bimore që ne përgatisim mbi plagë apo mbi nishanin e dëmtuar qe që çon në eliminimin e qelizave kancerogjene dhe rigjenerimin e mëvonshëm të vetë lëkurës me qeliza të shëndosha. Për shkak të mungesës së toksicitetit dhe efekteve anësore, ky trajtim mund të kryhet te persona me sëmundje të tjera shoqëruese si: sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, sëmundje sheqeri, sëmundje të gjakut, etj. Apo për kushte të veçanta siç mund të jenë mjekimet gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji apo te fëmijës me nishane apo sëmundje si Xeroderma Pigmentosum, ku trajtimi nuk jep efekte anësore. Krahas kancerit të lëkurës, pranë klinikës tonë trajtohen edhe nishanet që janë të lindur apo të fituar gjatë jetës, nishanet me ngjyrë apo nishanet pa ngjyrë, si edhe nishanet që rekomandohen nga mjeku që të hiqen për arsye shëndetësore apo nishanet që hiqen për arsye estetike. Madje përgjatë 43 viteve pune dhe trajtimesh të tim ati dhe vitet e fundit të punës së përbashkët, asnjëherë trajtimi i nishaneve nuk ka degjeneruar në kancer lëkure. Pra heqja e këtyre nishaneve për arsye estetike apo shëndetësore, në të gjitha rastet ka rezultuar pa asnjë problem të mëvonshëm shëndetësor, çka është më e rëndësishmja, por edhe më ruajtje maksimale estetike. Edhe pse fokusi ynë kryesor gjatë këtyre viteve ka qenë kanceri i lëkurës dhe nishanet, përvoja e përditshme në klinikë ka sjellë nevojën edhe për trajtime të tjera të lëkurës siç mund të jenë: lythat e duarve apo këmbëve apo Mollusqum contagiosum, Lythat Genital apo Condyloma Acuminata, rrjebulla e fëmijëve apo Dermatiti Atopic, djegiet e lëkurës etj, dhe të gjitha këto trajtime kryhen vetëm me ekstrakte bimore që përgatiten në klinikën tonë.

2     2-2

Në totalin e trajtimeve për shërimin e kancerit të lëkurës dhe nishaneve, ka pasur problematika? Si ia keni dalë?

Sigurisht që kjo është një punë me shumë përgjegjësi, pasi edhe sëmundja me të cilën përballemi është një sëmundje me agresivitet të lartë, madje shumë herë edhe fatale siç është rasti i Melanomës Malinje. Duke qenë se jemi mjekë, dimë shumë mirë ecurinë dhe të papriturat e kësaj sëmundjeje dhe para çdo përballjeje me sëmundjen është ana jonë njerëzore dhe humane, por edhe ana profesionale për të bërë atë që është më e mira për pacientin. Kështu, në këto vite pune pranë klinikës Stroka, tani e kemi shumë të vështirë që t’i mbajmë mend të gjithë pacientët që ne kemi trajtuar, por do ta kemi gjithmonë të pamundur të harrojmë rastet ku mjekimi ynë ka dështuar. Dhe për sa u takon trajtimeve të tumoreve pa ngjyrë të lëkurës, ne kemi pasur një rezultat prej 97% trajtime të suksesshme në gjithë gamën e Carcinomave Basocelulare dhe Squamocelulare, kurse për sa i takon kancerit me ngjyrë apo Melanomës Malinje, deri më sot asnjë nga rastet që është paraqitur pranë klinikës tonë pa u gjendërruar deri në momentin e fillimit të mjekimit, pavarësisht përmasave dhe stadit të kancerit, asnjë nga këto raste nuk ka pasur probleme të mëvonshme me shpërndarje të këtyre qelizave me agresivitet shumë të lartë në trup dhe kjo është krenaria më e madhe jona si mjekë, gjë që na inkurajon ta çojmë në të tjera nivele këtë trajtim.

imgm8386

Sa ndërhyrje të tilla numëroni dhe cila është shtrirja gjeografike, nëse mund ta ndajmë problematikën me zona, mosha dhe gjinia më e prekur?

Deri në vitin 2018 janë trajtuar rreth 12 000 tumore beninje si (nishane me ngjyre dhe nishane pa ngjyrë, granuloma pyogenicum, spider angioma, seborrheic keratosis, keratoacanthoma,nishane blu, nishane displastike, polipe kutane ,…etj) nga të cilat, asnjëra nuk ka pasur probleme të mëvonshme, kurse kancer lëkure janë trajtuar një numër më i vogël rastesh që shkon rreth 1500 raste. Rastet që janë paraqitur pranë klinikës tonë janë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga Kosova, më pak nga Maqedonia dhe Mali i Zi, por edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Europë dhe së fundi edhe në Amerikë për shkak të veçantisë së trajtimeve që ne ofrojmë. Për sa i takon shtrirjes gjeografike, do të veçoja Shqipërinë e Mesme dhe zonat bregdetare, për shkak të frekuentimit të zgjatur të plazhit, krahasimisht me zonat e tjera, kurse mosha më e prekur nga këto sëmundje është kryesisht mosha e tretë, por 10-vjeçarin e fundit po vihet re një rritje e numrit të moshave të reja që paraqiten me kancer lëkure apo me nishane të degjeneruar. Deri më sot moshat e personave të trajtuar në klinikën tonë janë nga 9 vjeç deri në 99 vjeç për kancer lëkure.

A jeni pjesëmarrëse në konferenca e takime shkencore me tema për kancerin e lëkurës. Cilat janë atributet e fituara?

imgm8337Për shkak të një përvoje të gjatë pune që kemi mbi supe, tashmë jemi më të qartë dhe më të sigurtë lidhur me evidencat tona të mbajtura ndër vite dhe për këtë kemi bërë disa prezantime të punëve tona në konferenca të mbajtura brenda vendit, por edhe jashtë tij. Një nga kongreset më të rëndësishme për punën tonë është edhe Kongresi Botëror i Kancerit të Lëkurës, i cili çdo 2 vjet mbahet në shtete të ndryshme të botës, ku për vitin 2016 u mbajt në Vienë dhe ne u prezantuam me punimin tonë. Në vitin 2018 punimi ynë sërish u pranua, por për shkak të largësisë, pasi u mbajt në Australi, ne nuk mundëm të përfaqësoheshim. Në vitin 2019 u përfaqësuam me një punim tonin “Trajtimi i kancerit të buzës me trajtim alternativ” në Kongresin Ballkanik të Stomatologëve dhe së fundmi ka dalë në revistën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, “Journal of Natural and Technical Sciences” me titull, “Treatment of Skin Cancer ëith Alternative Medicine Method.

 

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë ish-ekspozitës, përballë gjykatës së shkallës së parë, kati i dytë. cel: +355 (0) 69 25 06 697; +355 (0) 69 24 83 631; e-mail: [email protected]; [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top