Marrëdhënie

November 4, 2020 | 8:20

Dashuria, kur ajo që më mungon nga ty është pjesa më e mirë e imja

Do të më pëlqente të të shihja që ke arritur … Jam e sigurt se që në fillim do të më pëlqente të vdisja, dhe ti nuk do të thoshe asgjë. Do të vish drejt meje në heshtje, duke e përkulur paksa kokën, duke më buzëqeshur, siç bëre kur më afrove për të më thënë diçka të ëmbël, të bukur, me qëllimin e vetëm për të më bërë të buzëqeshja dhe për të më bërë të lumtur.

Do të më pëlqente të shihja të ktheheshe e të më pëshpërisje në njëri vesh: “Nuk mund të jetoj pa ty, do të më falësh?”

Do të më pëlqente të të shihja të hyje nga dera me një shënim tëndin ku shkruhej vetëm “Të dua”. Sepse, do të më mjaftonte të dija se më do që të jem e lumtur, të buzëqesh përsëri. Për të rigjetur në zemrën time pak bukuri. Për të rikuperuar anën time më të mirë, atë që më lejoi të shikoja yjet edhe kur qielli ishte i zi. Ja, ajo që më mungon nga ty është pjesa më e mirë e imja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top