Marrëdhënie

April 23, 2017 | 16:01

Drama bashkëshortore, nëna ka një kërkesë prekëse për dy djemtë e saj

Historia e Verës është ndër ato që shumë femra shqiptare, e kanë kaluar mbi kurrizin e tyre. Veçanërisht bëhet fjalë për atë kategori, e cila nën syrin e mentalitetit dhe diskriminimit gjinor të rrethinave, kanë vuajtur pasojat e të munguarit të lirisë së vërtetë.

Vera Canaj, nga Shkodra, rrëfeu për Ardit Gjebrea në “Ka një mesazh për ty”, se është martuar me shkesi kur ishte 18 vjeç, edhe pse ajo e dinte që atëherë që bashkëshortit të saj, Pal, i kishte dal nami si pijanec, rrugaç e bixhozxhi.

veraPër 18 vite nuk kam kaluar asnjëherë mirë, vetëm me dhunë, stres, vuajtje, skamje… Kam kaluar një jetë si në burg. Kur i kujtoj ato ditë, as vetë s’e di si kam arritur deri këtu. Pas vitit të parë të martesës nisi gjithçka. Thashë se do binte. Të ishte babi gjallë nuk do të kishte arritur deri aty. Vëllai është frikacak, nuk është as për vete e as për ne.

Vera rrëfen se e ka denoncuar shumë herë ish-bashkëshortin, por asnjëherë nuk është respektuar e drejta e saj, sepse ai i kishte miq.  Më datë 21 Janar 2013, Vera u detyrua të hidhej nga kati i dytë i banesës së saj për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit. Ajo tregon se lajmëroi policinë, e cila e mori Palin dhe më pas edhe atë për të dëshmuar.

Më thanë që nuk kam shenja, ndërkohë që unë e kisha trupin copë-copë. Ai tha që “është rrëzuar dhe ka thyer brinjën”, por jo! Ishte goditja e tij! Çdo gjë ma ka bërë në sy të fëmijëve, të cilët ishin të vegjël e më thonin të duroja”.

Vera thotë se 18 vite burg i bëri duke jetuar me ish-bashkëshortin dhe 2 vite burg të vërtetë sepse pati një denoncim anomin kundrejt saj, duke e akuzuar se shfrytëzonte dikë për prostitucion. Ajo pretendon se gjithçka ishte një kurth për t’i marrë fëmijët. Prej 4 vitesh Vera është divorcuar dhe është shpërngulur në Tiranë për të jetuar e për të punuar. Ndërkohë që fëmijët, nën presionin e të atit dhe avokatit të tij, ia hoqën të drejtën për të qëndruar me të. “Fëmijët i kam takuar pa dëshirën e tij dhe i kam thënë dhe do vazhdoj t’i them që sido që të bëhet unë fëmijët do t’i takoj deri në pikën e fundit. Një herë kam lindur, një herë vdes për ta!

vera1Ajo rrëfen se fëmijët e saj prej 4 vitesh nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë kushte. Djali i madh ka mbaruar klasën e nëntë në burgun e Kavajës, sepse ishte burgosur për plagosje pa qëllim, një muaj pas arrestimit të saj, ndërsa djali i vogël ka kryer vetëm 5 vite shkollim.

Vera ka ftuar djemtë e saj, Alfredin dhe Arlandin, në “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, për t’u kërkuar që të largohen nga alkooli, duhani, droga dhe armët, e të fillojnë një jetë të re me kë të dëshirojnë ata. Alfredi dhe Arlandi pranojnë ftesën. Ata buzëqeshin kur shohin të ëmën, Verën dhe rrëfejnë se i ka marrë shumë malli për të.

Vera – Shpirti i mamit, ju dua shumë! Ju lutem, ju ka mami zemër, lërini këto gjëra të këqija. Fredi të bëj thirrje të lësh punën që ke nisur, kthehu mbrapa. Ju çon mami në shkollë, ku të doni ju në botë, vetëm rrini larg këtyre gjërave! Nuk ju them të mos doni babin, xhaxhallarët, gjyshërit, t’i doni, por larg shoqërisë së keqe. Kur të doni e keni derën hapur tek unë. Jemi në rregull? Jam e gatshme të përballoj çdo gjë për ju dhe nuk e kthej kokën pas sado të jetë jeta. Landi, kthehu dhe ti si Fredi, mos jeto më me frikë.

vera2

Arlandi premton se do të lërë duhanin, ndërsa Alfredi se do të heqë dorë nga puna që është dhe se do të pranojë çdo ofertë që do të vijë në redaksinë e “E diela shqiptare” për punë.

Vera përqafohet me Alfredin dhe Arlandon, por në sytë e saj vërehet pikëllimi i një nëne që sërish nuk do t’i ketë fëmijët e saj pranë.

 

Burimi: TvKlan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top