Mirëqenie

December 8, 2020 | 12:50

Drita është e mirë për shpirtin dhe ju ndihmon të buzëqeshni

Drita ka shumë rëndësi në ekuilibrin e humorit. Sot gjithnjë e më shpesh vuajmë nga një çrregullim, quhet SAD (çrregullim afektiv sezonal), i cili manifestohet si një çrregullim depresiv me ndryshimin e stinëve.

Mund të prekë këdo, veçanërisht njerëzit që vuajnë shumë nga i ftohti dhe ky shkakton shqetësime fizike. Shfaqet me ardhjen e vjeshtës, zgjat deri në dimër dhe pastaj zhduket me kthimin e dritës dhe diellit.

Përfitimet e dritës që ju bëjnë të pushoni dhe të rigjeneroheni

Drita arrin zona të caktuara të trupit tonë. Për shembull, në hipotalamus, i cili është përgjegjës për rregullimin e prodhimit të kortizolit dhe serotoninës. Por edhe epifiza e cila është një gjëndër endokrine që sekreton melatoninën që ndikon në ritmin e gjum-zgjimit. Rrezet e diellit ndikojnë në gjendjen shpirtërore, oreksin dhe gjumin. Në fakt, drita është e mirë për shpirtin dhe ndihmon për buzëqeshjen dhe ndjesitë e këndshme fizike që i shkaktohen trupit tonë.

Burim i humorit të mirë

Dielli favorizon kujtimet pozitive, ju fton të qëndroni jashtë dhe të bëni një shëtitje të këndshme. Mendja rrit kreativitetin dhe ju ndjeni një mirëqenie të papritur. Gjithashtu dielli ndihmon marrëdhëniet me të tjerët, ju e gjeni veten më të gatshëm, për të bërë një bisedë me njerëzit. Ndodh gjithashtu të flisni me ata që shesin gazetën ose me ata që takoni në rrugë. Miqtë takohen më shpesh, sepse me ndihmën e motit të mirë, gjërat për të bërë së bashku rriten.

Edhe pamja e peizazheve me dritën e verës relakson shpirtin, duke dhënë hijeshinë që na duhet për panoramat, qofshin ato në det apo male. Ne gjithashtu nuk duhet të harrojmë se lëkura duket më e ndritshme. Drita është e mirë për shpirtin dhe ndihmon në buzëqeshje sepse ne jemi më të gatshëm të kujdesemi për pamjen tonë fizike dhe kockat përfitojnë nga dielli i fortë. Në fund të fundit, drita bën premtime të lumturisë, ajo na nxit të kemi një gjendje shpirtërore më të lartë, sepse mirëqenia fizike është e lidhur ngushtë me një gjendje shpirtërore të qëndrueshme.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top