Risi

December 8, 2020 | 17:47

Baby Boom Albania / Shporta me produktet më cilësore për bebat, fëmijët & mamat!

Nuk ka dashuri më të madhe kur sheh të porsalindurin me veshje të bukura për moshën, me personazhe përrallash, apo nënat kur shoqërojnë veshjet me të vegjlit e tyre. Në shoqërinë tonë, estetika merr vëmendjen që meriton. Investimi në këto periudha, shtatzëni, ardhjen në jetë të foshnjes e deri rritjen e tyre, shoqërohet pikërisht nga kjo kulturë veshjeje.

3Baby Boom Albania ka syrin e veçantë për ta bërë këtë zgjedhje në përshtatje në nevojat dhe kënaqësitë e klientëve. Sipas sipërmarrëses së kompanisë Gladiola Dervishaj, “është energjia dhe ndjeshmëria me të cilën punojmë çdo ditë dhe nga e cila preket siguria dhe mirëqenia e qindra bebeve dhe nënave të tyre”.

Gladiola Dervishaj, sipërmarrëse e Baby Boom Albania

Gladiola Dervishaj, sipërmarrëse e Baby Boom Albania

Të kujdesesh për fëmijën e porsalindur është po aq e vështirë sa të merresh me rritjen e tij. Çfarë do të thotë për ju kjo sipërmarrje? Si nisi, cila ishte ideja dhe çfarë ju bën të vazhdoni përpara?

Të kujdesesh për fëmijët në përgjithësi dhe për të porsalindurit në veçanti, është një sipërmarrje tejet delikate dhe shumë e bukur, që mbart në vetvete veçse dashuri dhe shumë përkushtim. Ne e nisëm këtë sipërmarrje me dëshirën e madhe, për të sjellë pranë klientëve tanë, produktet më të sigurta dhe të shëndetshme për kujdesin e bebit. Markat më të njohura ndërkombëtare tanimë, janë prezent në dyqanin tonë duke ju ardhur në ndihmë nënave të reja në përditshmërinë e tyre. Ky fakt na kënaq pa masë dhe njëkohësisht na nxit të ecim përpara me besimin e plotë se jemi në rrugën e duhur.

Çfarë ofroni në sallonin tuaj, duke parë që ka një larmi veshjesh si për nënat shtatzëna ashtu dhe për të porsalindur dhe fëmijë deri në njëfarë moshe? Si i kategorizoni?

Në sallonin tonë ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve, të cilat kategorizohen sipas aktivitetit, si për shembull: ofrojmë veshjet bazike, të cilat përdoren për aktivitetin brenda shtëpisë si dhe ato fashion, të cilat fëmijët i veshin kur dalin shëtitje. Kemi aksesorët e gjumit, aksesorë dushi, argëtimi e me radhë. Gjithashtu ofrojmë veshje dhe aksesorë të ndryshëm edhe për nënat para dhe pas lindjes.

gladiola

Klientët, femrat kryesisht, kanë sy të ndryshëm, përfshiheni në përshtatjen e nevojave dhe kënaqësisë së tyre?

Nënat e reja në Shqipëri janë vëzhguese të mprehta, detajiste të shkëlqyera, të cilat mbledhin gjithë ekstraktin e sugjerimeve tona dhe në fund i vënë vulën si mos më mirë, duke bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura. Kjo e bën punën tonë më të lehtë dhe të bukur.

Çfarë e bën sallonin tuaj më të mirin në veshjen apo kompletimin e dukjes së fëmijës?

Pa diskutim e bën energjia dhe ndjeshmëria me të cilën punojmë çdo ditë dhe nga e cila preket siguria dhe mirëqenia e qindra bebeve dhe nënave të tyre. Pasuria më e vyer për ne, është kur nënat kthehen të na japin vlerësimet më të mira për cilësinë e shkëlqyer të produkteve që zgjedhin të blejnë në sallonin tonë. Një vlerë e shtuar është bashkëpunimi me partnerët tanë, të cilët na furnizojnë me produkte të cilësisë më të mirë, të garantuara ndërkombëtarisht siç është firma: Noppies, Jacky , Besafe, Reer, iCandy e shumë të tjera.

4

Si mund t’ju gjejnë të interesuarit dhe a operoni siç funksionon tanimë, me blerje online?

Baby Boom Albania është përpjekur t ’i përshtatet nevojave të blerësve, duke marrë në konsideratë që në ditët e sotme koha është e kufizuar dhe kur bëhet fjalë për familje me fëmijë të vegjël shërbimi online po fillon të kthehet në një domosdoshmëri. Për këtë arsye ne kemi mundësuar dyqanin fizik Baby Boom Albania i cili gjendet i pozicionuar tek Brryli pak para se të shkosh tek Materniteti i ri dhe dyqani jonë online www.babyboom. al, ku mundësohen të gjithë artikujt me specifikimet e secilit dhe çmimet përkatëse. Gjithashtu jemi mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook në adresën: babyboom.al. Ju mirëpresim!

2 Adresa: “Bajram Curri” Blvd. 276, pranë “Brrylit”, Tirana 1001 +355 (0) 69 40 05 004 [email protected] babyboom.al | babyboom.albania www.babyboom.al

Botuar në Revistën Psikologjia, Nr.162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top