FB

June 12, 2021 | 8:22

Dua Lipa: “Future Nostalgia” gjëja më e bukur e krijuar gjatë pandemisë

Këngët e Dua Lipës janë transmetuar më shumë se të kujtdo tjetër në televizionet dhe radiot britanike vitin e kaluar, falë albumit të saj Future Nostalgia.

Ajo i dha fund “mbretërimit” të Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i dëgjuar në Britani që nga viti 2017. Dy nga këngët e saj Physical dhe Don’t Start Now ishin mes 10 këngëve më të dëgjuara.

Ndërkohë Sheeran zbriti në vendin e dytë, i ndjekur nga Ariana Grande dhe Sam Smith. “Future Nostalgia” doli në fillim marsit të vitit të kaluar, vetëm pak kohë pas shpërthimit të pandemisë së COVID dhe rezultoi shumë i suksesshëm.

“Isha pak në dilemë nëse ishte gjëja e duhur për të bërë, pasi shumë njerëz po vuanin për shkak të COVID-19,”- tha këngëtarja.

“Ideja ime ishte të krijoja një botë argëtuese që njerëzit të kënaqeshin ndërkohë që ishin mbyllur në shtëpi dhe ndihem me fat që pata mundësinë ta bëja.”

“Future Nostalgia” ishte albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar çmimet “Albumi i vitit” në Brit Awards dhe “Albumi më i mirë pop” në Grammy.

 

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top