Marrëdhënie

June 27, 2019 | 8:30

Dua një dashuri të përjetshme… sepse nuk di të dashuroj përgjysmë

Jam një prej atyre njerëzve që mendoj se, edhe pse është e pamundur të zbresësh Hënën nga qielli i saj, duhet provuar gjithsesi. Një prej atyre që bien. E frikshme. Dhe pastaj, ngrihet përsëri. Nuk jam një grua që heq dorë, që ul kokën kur të tjerët ngrenë zërin e tyre. Jam një zgjedhje e vështirë: përgjigjem, përballem, rrezikoj dhe konfrontohem. Nuk frikësohem nga arrogantët, nuk ka rëndësi se sa të fuqishëm janë.

Them gjithmonë atë që mendoj. Nëse dua të qesh, qesh, nëse dua të qaj, bërtas për detet dhe për malet. Nuk më pëlqejnë kushtet përgjysmë dhe as gjysma e masave. Më pëlqen të jetoj dhe jo vetëm të mbijetoj. Dua një dashuri të plotë, sepse nuk di të dua përgjysmë. Mbi të gjitha jam ajo që Hëna zbret vetëm për të. Jam një romantike e thekur, por nuk dua princin e kaltër. Dua thjesht një njeri jo të përsosur, por të jetë i përkryer për mua. Nuk kam nevojë që dikush të më plotësojë, sepse tashmë jam.

Dua dikë që të më mbajë përdore dhe të respektojë hapësirën dhe lirinë time. Me dashuri dhe vëmendje ndaj detajeve. Pa ofendime apo egoizëm. Nuk më pëlqen t’i lëndoj njerëzit, por nëse më lëndojnë, reagoj. Por, pavarësisht kësaj, të gjithë humbasin shpejt, edhe nëse harroj ngadalë. Më kujtohet çdo detaj i çdo puthjeje të vetme, madje edhe ora, sepse kam një kujtesë “të mallkuar” prej hekuri. U jap mundësinë atyre që e meritojnë, por nëse zhgënjehem vazhdimisht, i lë dhe nuk kthehem prapa. Punoj jashtë dhe brenda shtëpisë sime. Nuk vizatoj zemra dhe flutura, i kam tatuazhuar ata në shpirt.

Ngrihem në mëngjes me gjithë forcën e nevojshme për të shkundur lotët dhe për të filluar ditën. Mbështes çdo kauzë që më duket e drejtë, i përgjigjem shakave me dy kuptime, qesh dhe nëse kam dëshirë, përgjigjem. Nuk kam probleme të pranoj që më pëlqen të vesh një minifund, por kam më shumë besim në inteligjencën dhe ndjenjën time të humorit se sa te këmbët e mia. Nuk kam probleme të flas për çfarëdolloj argumenti, madje edhe për seksin, pse jo? Dhe pastaj, kam frikëra, frustrime, komplekse, kam forcë, kurajë dhe personalitet. Jam vetvetja. Jam ajo që kur rrëzohet, nuk humbet, por mëson. Jam ajo që ngrihet dhe kthehet të jetojë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top