Marrëdhënie

February 7, 2020 | 8:13

Duaj veten të të duan të tjerët

Duaje veten

Bëhu miku më i mirë i vetes tënde. Mëso të duash veten, të njohësh meritat dhe aftësitë që ke. Çmoje veten për atë që je. Je një person unik, i mrekullueshëm, me meritë sa u takon ndjesive dhe dashurisë së thellë. Fillo të dashurosh dhe përkëdhelësh. Mëso t’u tregosh të tjerëve për atë që je, me dobësitë, anët tuaja të forta. Shprehni pa frikë idetë, mendimet, përvojën, ndjenjat dhe ëndrrat tuaja. Thjesht vetvetja, jo kopje e dikujt tjetër.

Investo tek të tjerët

Rrethohuni nga njerëz që ju duan dhe ju respektojnë. Zgjidhni për të kaluar kohën me ata që ju lejojnë të nxirrni anën më të mirë tuajën. Kujdesuni për njerëzit që doni, qëndro afër tyre kur ata kanë nevojë. Ushqeni sinqeritetin dhe origjinalitetin e thellë në çdo marrëdhënie. Shprehini pa turp ndjenjat tuaja, ndjenjën dhe dashurinë përkundrejt familjes dhe miqve. Lejojini vetes të jeni i/e prekshme, të hapni zemrën, të ndani emocionet tuaja. Çfarë ka rëndësi me të vërtetë në këtë jetë të shkurtër është të lidhesh me të tjerët në nivel më të thellë dhe autentik.

Hape zemrën

Mëso të pranosh dhe vlerësosh ngjyrat që nuk ju pëlqejnë. Kërko të identifikosh se çfarë të mire ka çdo individ. Tregohu i sjellshëm dhe i buzëqeshur, madje edhe me atë të cilët kryqëzohesh rrugës. Kujto se çdo person dëshiron gjithmonë dy gjëra: të dashurojë dhe të jetë i dashuruar.

Shiko brenda vetes

Përqafo gjendjen shpirtërore, shko në thellësi, eksploroni veten tuaj në brendësi. Provoni yoga ose meditimin, zhytuni në lutje, përpiquni ta ndjeni thellë lidhjen tuaj intime me universin. Ju nuk jeni një entitet i izoluar, por pjesë e të tërës. Zhytuni në det, përkushtojuni kujdesit për kopshtin, bëni ngjitje në mal, shëtitni në këmbë, në ajër të pastër dhe perceptoni ndjesinë e këmbëve zbathur në bar. Admirojeni lindjen e diellit dhe shihni mrekullinë e muzgut. Rizbuloni spektaklin e qiellit të pafund. Natyra, ajri ju dhurojnë qetësi dhe energji pozitive.

Mëso të falësh

Lëri të shkojnë ankesat e vjetra dhe urrejtjet. Çlirohuni nga mëritë që ju mbërthejnë. Falja është një nga mënyrat e duhura për të bërë ndonjë të mirë. Fali ata që të kanë shkaktuar dhimbje, mos u përfshini tek e shkuara.

Prano gjërat siç janë

Të provosh t’i ndryshosh njerëzit është humbje kohe dhe energjish. Të gjithë jemi jashtëzakonisht të papërsosur, lutjet tona dhe defektet ndihmojnë për të na bërë mrekullisht unikë. Shmangni thashethemet dhe gjykimet, përpiquni të gjeni anën më të bukur që jeton në çdo person.

Kushtoji kohë lojës dhe argëtimit

Rizbulo kënaqësinë e lojës dhe argëtimit. Të qeshurat dhe shumë kënaqësi të vogla të jetës kontribuojnë në mirëqenien tuaj. Jeta më e plotë dhe e pasur është ajo që arrin të balancohet mes punës, dashurisë dhe argëtimit. Të tri këtyre elementëve duhet t’u përkushtohemi në mënyrë të barabartë.

Lëri hapësirë krijimtarisë

Shkurtoni kohën për t’u marrë me kënaqësitë dhe pasionet që nuk kanë lidhje me punën tuaj. Provoni të pikturoni, shkrepni foto, gatuani një recetë të re në kuzhinë, të nguleni pas një libri. Kërko përvojë nga hapësira për kreativitet, e cila stimulon dhe shton pa dyshim kuriozitetin tuaj.

Jeto me më pak

Përqafo thjeshtësinë. Shmangni grumbullimin e gjërave për të cilat nuk keni nevojë. Ndaj atë çka mundesh dhe dhuroju të tjerëve atë që nuk të nevojitet. Investo kohën dhe energjitë në marrëdhënie, në familje dhe me miqtë. Kjo nuk është të merresh me objekte që të bëjnë të lumtur, por lidhje intime me të tjerët.

Mos u anko

Së pari përpiqu të bëhesh i vetëdijshëm sa shpesh ankohesh ose fajëson të tjerët për atë që ju ndodh. Nuk do të mund të jeni kurrë e/i lumtur në qoftë se do të silleni si viktimë. Mëso t’i njohësh këto mendime shkatërruese dhe destabilizuese, merrni kontrollin e jetës suaj dhe qetësisht përgjegjësitë.

Jep më shumë nga sa merr

Përkushtoju të ardhmes. Parashiko nevojat dhe kërkesat e atyre që ju qëndrojnë pranë dhe bëj gjithçka për t’i kënaqur ata. Bëji ata të ndihen të rëndësishëm që janë rreth jush. Ndihmoni ata që janë në vështirësi, ndaj njohuritë e tua me ata që dinë më pak se ju. Tjetri je Ti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top