FB

November 8, 2021 | 8:15

Duam apo nuk duam, jemi vazhdimisht në një rrjedhë të vazhdueshme!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Karakteristikat themelore të Universit janë se ai evoluon. Ai ndryshon vazhdimisht! Mosha e Universit është rreth 14 miliardë vjet. Dielli ynë u krijua rreth 5 miliardë vjet më parë dhe yjet një ditë do të fiken pasi rrezatojnë vazhdimisht energji.

11Nëpërmjet një lloj bilardo yjesh, pjesët qendrore të këtyre sistemeve do të humbasin energjinë gravitacionale derisa të bashkohen në vrima të zeza gjigante, ndërsa pajisjet periferike do të fitojnë energji dhe do të hidhen në Universin e gjerë në zgjerim. E gjithë kjo është evolucion dhe kalim i vazhdueshëm nga një stad në tjetrin…, për mirë a për keq është ashtu siç është!

“Pse i thua të gjitha këto?” do më pyesni.  Çdo gjë që ju rrethon jashtë dhe brenda jush funksionon me të njëjtën mençuri. Çdo situatë ndryshon vazhdimisht, natyra ndryshon vazhdimisht, vdekja simbolizon ndryshimin e madh, çdo gjë bën ciklin, njeriu dhe të gjitha qeniet e gjalla plaken, sëmuren, vdesin dhe në fund asgjë nuk mbetet e njëjtë.

Gjithashtu universi gjithmonë do ta shndërrojë lëndën inorganike në organike, do të krijojë gjithmonë mikroorganizma dhe më pas forma më të larta jete. Universi gjithmonë “kujdeset” për të promovuar jetën, rilindjen që simbolizon “Të mirën”. Por çdo gjë në univers herët a vonë, tani ose pas 10 milionë vjetësh do të përjetojë fundin, dhimbjen, trishtimin dhe humbjen, që simbolizon “Të keqen”.

Dy fjali që përmbledhin gjithë këtë kuptim janë “Gjithçka rrjedh”. Askush nga ne dhe asgjë individualisht nuk mund t’i shpëtojë “të keqes”. Pavarësisht se sa të kujdesshëm jeni në jetën tuaj, shpesh do të përjetoni “të keqen” dhe “fundin” në të gjitha nivelet. Edhe pse ushqehemi shëndetshëm, ushtrohemi, kemi  kujdes nga aksidentet, në fund do të vdesim shëndetshëm (e them me shaka).

“Gjithçka ishte e kotë” do të thonë ata që marrin pjesë në eventin e fundit të jetës suaj. Ja bëni një zoom out dhe shikoni…

Aty ku dua të përfundoj është rrjedha e vazhdueshme. Lumi i jetës rrjedh pandërprerë dhe pa pengesa, duam apo nuk duam, jemi vazhdimisht në një rrjedhë të vazhdueshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top