FB

November 8, 2021 | 8:10

Gjërat që bëhen nga inati, prishin vetëm të zotin

 

Nga Lira Gjika, mjeke pediatre

 

Në një ditë të largët të fëmijërisë time, pikërisht në moshën e vlerave, dëgjoj një bisedë që më bëjn të mendoj edhe sot. Biseda zhvillohej në dialog ndërmjet dy mbesave të gjyshes time. Ato po tregonin një histori ku fjala “inat” ishte kryefjalë, “për inat të asaj”, “nga inati i asaj”, “vetëm për inat”; këto shprehje dilnin gjithë furi nga goja e dy grave të reja. Gjyshja ime i dëgjonte e qetë dhe në një çast, që iu duk i përshtatshëm, ndërhyri me qetësi:

0-Kaq pa vlerë e kini veten ju të dyja, sa dikush tjetër mund t’ju bëjë që ta harroni dhe ta bëni atë tjetrën më të rëndësishme se vetja? Mendoni vetëm për tjetrën sikur është vetja juaj. Nuk keni gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar apo bërë? Keni një orë që torturoni veten sepse dikush bëri një sjellje të pahijshme.

Të dyja gratë e reja u kthyen nga ajo dhe io thanë:

-Ti teze nuk e di se çfarë bëri ajo?

-Të ketë bërë çfarë të dojë, – ndërhyri gjyshja. – Nuk e bëtë ju. Gjithkush të mbajë përgjegjësi për veten. Po pse moj mbesat e mia, për inat bëhen gjërat? Gjërat bëhen në respekt të vetes dhe për për kënaqësi të saj. Gjërat që bëhen nga inati prishin vetëm të zotin. Kjo tregon që ju nuk keni vete dhe prandaj e mbushni atë me të tjerë.

Gjyshja ime ishte nga ato gra që në jetë kishte provuar e jetuar shumë ngjarje të mëdha, luftëra, lindje, vdekje të rënda fëmijësh të vegjël dhe të mëdhenj, epidemi të rënda…, që i kishin rrëmbyer njërherësh pjesëtarë të dashur të familjes.

Shkatërrime njerëzit të dashur, dhe prapë ruante një lloj qetësie dhe buronte mirësi sepse veten e kishte të parën dhe nuk e lejonte inatin të bëhej pjesë e jetës së saj.

Për fat të keq, njerëz që flasin, shajnë dhe tregojnë gjithë mllef veprimet e dikujt dhe kundërpërgjigjet e tyre nga inati, janë prezente në çdo kafe, ndërsa unë kujtoj fjalët e gjyshes time dhe vazhdoj ta falenderoj edhe tani që unë vetë jam gjyshe. E falenderoj që më la këtë pasuri për veten dhe inatin. Inati nuk të lejon të kesh vete.

01

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top