Editorial

June 12, 2017 | 9:08

Duam një jetë ndryshe?

A mund të jetë ky fundi i gjithçkaje, i një lodhjeje a mërzie që nuk di të mbarojë, i një dite që nuk kënaqet më nga asgjë? Vërtet është bërë jeta kaq e padurueshme apo ne si shoqëri përballemi me dyer që na mbyllen vazhdimisht, që na pengojnë të kapërcejmë një prag tjetër e na bëjnë të mërzitemi në thellësinë e shpirtit? Lëndon kjo e vërtetë.

Nga Orjona Tresa

Nga Orjona Tresa

Ky është refreni i ditëve që barten në ecejaket tona, i bisedave të bëra aty për aty, në tavolina me miq, nga takimet rishtazi me kolegë e bashkëpunëtorë, me grupe të ndryshme shoqërore, ku shumë nga shqetësimet e brengat të thuhen në vesh dhe shumë të tjera veshi i kap në ajër. Dhe ka kaq shumë mllef dhe vrer për vendin e punës, për kolegët, cilësinë e shërbimeve, fqinjët me problematikën e tyre, gjithçka që vazhdon të ndikojë në edukimin e secilit prej nesh. Por janë të gjithë këta të pakënaqur që harrojnë se në fund të fundit janë po ata vetë pjellë e gjithë kësaj qejfmbetjeje dhe prishjeje humori.

2Të gjithë e kanë padurimin në majën e gjuhës, mungesën e dëshirës që të punojnë për vete, duke i dhënë dhe shoqërisë njëkohësisht, e për ta parë jetën të plotësuar në vendin e tyre. Të gjithë mendojnë ikjen, ashtu si fluksi i kohëve të fundit që rendi drejt Gjermanisë, Francës, Anglisë. Edhe në Amerikë jo më pak. Një shtytje e nxitje drejt vendit të ëndrrave, dëshirave. Prirja për të shpëtuar nga dukuritë sociale, krimi ekonomik, pasiguria e jetës… që me kaq shumicë i ndeshim në ekranet e televizorit, në lajmet me titra, në gazeta e mediat online.

“Ne kurrë nuk duhet të kemi frikë të shkojmë tepër larg, sepse e vërteta qëndron përtej”, thotë Marsel Prust. Ndërsa ne jemi fortësisht të kushtëzuar nga faktorë socio-kulturorë dhe ambientalë. Vetëm duke u përfshirë në to me përgjegjësi, mundet t’u japim zgjidhje dilemave dhe vështirësive.

hand holds bubbles with business collection inside as symbol of nature protection

Qenia njerëzore është e krijuar e tillë që për të qenë e qetë, duhet të përmbushë një numër të caktuar nevojash, e për të qenë e lumtur dhe ca të tjera që janë më shumë se kaq. Ndaj kontribuoni ju vetë për mirëqenien tuaj. Që ajo të jetë e shëndetshme, ka nevojë për ekuilibër. Balanconi të mirat me të këqijat. Jepuni rëndësinë e duhur secilës. Para gjithë përvojave në jetë, mendoni se organizmi ka nevojë të buzëqeshë. Dhe kjo jo vetëm në kuptimin e rimarrjes së vetes apo qëndrimit larg nga ankthi dhe depresioni, por sepse, mbi të gjitha, sjell mirëqenie fizike për trupin. Një buzëqeshje është si ilaçi, është terapeutike, e ndihmon organizmin në shumë aspekte. Mirëqenia jonë psikologjike mund të rrezikohet kur qetësia jonë, për një arsye apo një tjetër, dështon. Disa arsye mund të jenë të mëdha, mes tyre edhe nga më banalet, por kjo nuk do të na thotë të na mposhtin dhe të na vënë poshtë mirëqenien tonë psikologjike.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com