Marrja e të rinjve me gjëra jo të mira edukuese është shqetësim, i cili duhet të jetë për të gjithë ne si shoqëri dhe jo vetëm për prindërit e tyre. Edhe pse pa diskutim një pjesë e madhe mos të themi e gjitha i takon prindërve për sjelljen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Qasja shumë e lehtë me telefona përmes aplikacioneve dhe rrjeteve sociale ndikon që të rinjtë të mashtrohen dhe shpesh herë edhe të bien pre e provokimeve të ndryshme. Mirëpo nga mungesa e edukimit seksual në shkolla në Kosovë për trupin, marrëdhëniet dhe raportet deri në një kufij të caktuar, bëjnë që të miturit të marrin edukimin jo të mirë nga interneti, dhe jo mësim nga shkolla, apo institucionet edukuese që i përkasin edukimit, arsimimit të fëmijëve. Përdorimi i pornografisë ndikon në trurin e adoleshentëve, si dhe çon në varësi psikologjike duke e humbur kështu respektin dhe komunikimin në marrëdhënie me partner në të ardhmen, dhe në vështirësi për të krijuar një lidhje reale të shëndetshme.
Në anën tjetër raportet e hershme që krijojnë vajzat në moshë të mitur me meshkujt më të rritur në moshë apo edhe të moshës së tyre duke ra pre e manipulimit, duke lakmuar paranë dhe gjëra tjera materiale, pastaj duke u besuar premtimeve të rreme nga meshkuj të tillë përfundojnë duke u shitur me para. Fillimisht mendojnë së gjërat janë ashtu siç ato duan me para dhe luks të shfrenuar, pastaj nga zhgënjimi që ato marrin fillojnë abuzojnë me trupin e tyre nga shuma të ndryshme parash pa arritur ta kuptojnë se janë duke u shfrytëzuar. Dhe në momentin që ato fillojnë kuptojnë realitetin nuk punojnë drejt përmirësimit dhe vetëdijesimit por, përkundrazi fillojnë me mungesë respekti dhe vlerësimi ndaj vetes dhe trupit të tyre, ndihen në faj, nën presion dhe përfundojnë duke dal nga vetja me përdorim të substancave të ndryshme dhe humbje kontrolli si në përdorim të: duhanit, drogës, alkoolit, seksit me pagesë me burra të moshuar e derisa përfundojnë rrjete kriminale, ose në tentim vetëvrasje.
Kur flasim për duhanin. Përdorimi i duhanit nga moshat e reja është për të ardhur keq se si është duke u pranuar si diçka krejt normale, e që në fakt nuk duhet të jetë e tillë. Sepse me fillimin e përdorimit të duhanit pasojnë edhe të tjera gjëra jo të mira, të cilat vazhdojnë deri në humbjen e kontrollit.
Moshat e reja duke filluar nga 9 vjeç e deri në 18 vjeç është mosha kur fëmijët mund të humbin lumturinë e fëmijërisë së tyre nga jeta. Pikërisht sjellja, problemet që ata krijojnë ndaj vetes dhe familjes, rrethit, shoqërisë dhe komunitetit bëjnë që ata ta kalojnë në mënyrë krejt tjetër nga moshatarët e tyre.
Edhe pse tani po flitet shumë për rritje shifrash për drogën problem tejet edhe më i madh tek të rinjtë është alkooli dhe përdorimi i tij. Çdo ditë e më shumë të rinjtë janë dukë konsumuar alkool në mënyrë të pa kontroll dhe shumë prej tyre pësojnë dehje qysh në moshën të vogël dhe duke sjell me vete probleme të dëmshme ndonjëherë me gabime fatale, duke humbur mendjen.

Kur nisim duke bërë krahasime me vendet tjera ndonëse duket se numri është më i ulët në Kosovë se në vendet tjera në rajon, një gjë duhet ta kemi parasysh zhvillimet e inovacionit, çrregullimet tek njerëzit, emigrimin. Që do të thotë edhe numri i popullsisë dhe i fëmijëve në shkolla fillore dhe të mesme ka ndryshuar duke pësuar rënie. Mirëpo kur bëjmë krahasime nga 2019 deri tek 2026 del që numri i përdoruesve është në rritje e sipër.
Sipas European Union Drogs Agency numri i përdoruesve të drogës nga të gjitha moshat, e sidomos duke përfshirë edhe një numër të rinjve është në rritje e sipër. Duke pas parasysh që Kosova mbetet pikë tranziti për kanabisin, heroinën dhe kokainën më rrugë që lidhen me shtet si: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi, Italinë.
Përveç substancave narkotike në Kosovë të rinjtë kanë filluar të përdorin edhe substance sintetike tableta si ecstasy dhe amfetaminat. Meshkujt janë ata që i përdorin më shumë dhe janë ata që krijojnë edhe probleme më të mëdha me rrahje, vrasje, aksidente me makina etj.
Përdorimi i gjitha këtyre që u cekën më lartë dhe dukuritë e tjera negative sjellin ankth, depresion, dhe rrisin presionin social dhe ndikojnë që këto të rritën në numër dhe të normalizohen mbase mos reagimi i shoqërisë, komunitetit, shtetit çon në një humbje të madhe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

