FB

February 27, 2021 | 8:17

Duhet forcë dhe qëndrueshmëri për t’u dashuruar me një grua të dyfishtë

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Nëse jeni të pasigurt, shpresoj që të mos dashuroheni me një grua ambicioze me vizion dhe perspektivë. Mos u dashuroni me një grua që e do punën e saj, dhe as me një grua që punon shumë. Nëse nuk jeni dinamik, uroj që të mos dashuroheni me një grua të pavarur, autonome. Mos u dashuroni me një grua që fiton para.

1Nëse nuk keni prestigj, mos u dashuroni me një grua të arsimuar, një grua që lexon libra dhe një grua që është gjithmonë e azhurnuar. Mos u dashuroni me një grua që ka një mendim për gjithçka.

Uroj që të mos biesh në dashuri me një grua që i pëlqen të udhëtojë, një grua që e do jetën dhe që vazhdimisht buzëqesh, nëse je i mjerueshëm.

Mos u dashuroni me një grua që është e sinqertë dhe e mirë, nëse nuk mund të duroni të vërtetën.

Mos bini në dashuri me një grua me një personalitet të fortë, tone të ulëta, një grua të rreptë dhe as me një grua që është e zonja e vetvetes, nëse nuk doni të jeni besnikë dhe të përkushtuar.

Mos u dashuroni me një grua të denjë, një grua që do të kujdeset për ju dhe nuk do t’u kufizojë, një grua që do të ketë krenarinë e saj mbi gjithçka tjetër, nëse nuk mund ta respektoni atë dhe ta doni ashtu siç e meriton.

Nëse nuk jeni i fortë dhe i fuqishëm mos u dashuroni me një grua të tillë sepse nuk do të ktheheni kurrë prej saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top