A mundet një prind të zhvlerësojë mirëqenien psikofizike të një fëmije? Flitet shumë për afektivitetin dhe narcisizmin në çift dhe pak në fushën prind-fëmijë. Është e njohur që prindërimi është një punë e vështirë, por bëhet edhe më e vështirë për një fëmijë të pranojë një fëmijëri të përbërë nga abuzimi psikologjik dhe mungesa e dashurisë; ky është rasti me prindërit anafektiv.
Karakteristikat e prindit anaafektiv
Prindi anaafektiv është saktësisht e kundërta e prindit tepërmbrojtës: nëse ky i fundit e mbush fëmijën me vëmendje të tepruar deri në ngulfatje, ai anaafektiv nuk është në gjendje të shfaqë dashuri, duke rezultuar në të ftohtë dhe të shkëputur. Sinjali tipik, pra, është pamundësia për t’u kujdesur lidhur me mungesën e plotë të mbrojtjes së perceptuar nga fëmija. Prindi joafektiv nëpërmjet “fëmijës/kukullës” forcon imazhin dhe fuqinë e tij. Në disa raste, prindërit anafektiv i shohin fëmijët e tyre si mjetin ideal për realizimin e qëndrimeve të tyre narcisiste.
Fëmijëri toksike….çfarë të bëni?
Një fëmijëri toksike zakonisht është sinonim i një fëmijërie të trishtuar, të pakënaqur ose të komplikuar. Një fëmijë i privuar nga vëmendja, stimulimi dhe kujdesi mund të bëjë që ai të humbasë aftësinë për të krijuar marrëdhënie kuptimplote për pjesën tjetër të jetës së tij. Këtu është udhëkryqi: të biesh në boshllëk ose të mbushësh atë boshllëk. Ata që u rritën pa dashuri ndjejnë një zbrazëti në shpirt që i shtyn të zhyten në humnerën e vetmisë… të anulojnë vetveten. Kjo është pikërisht çështja: hiçi. Mungesa. Ai vend i shpirtit që ka mbetur gjithmonë bosh, për shkak të asaj nevoje për dashuri që nuk ishte mbushur në fëmijëri. Për këtë arsye ne e perceptojmë zbrazëtinë, mungesën… një “asgjë” që bëhet e patolerueshme. Ai boshllëk emocional i krijuar nga prindërit tanë mund të mbushet… ..por kini kujdes që të mos e mbushni me dashuri të gabuara.
Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.