Kjo është zbuluar nga hulumtimi i financuar nga Komisioni Evropian që krahasoi funksionin e mushkërive të ish-duhanpirësve pas 10 vjetësh.
Një dietë e pasur me mollë dhe domate mund të ndihmojë ish-duhanpirësit të riparojnë mushkëritë e tyre dhe ndihmon të gjithë të ngadalësojnë rënien natyrale të mushkërive për shkak të moshës.
Kjo është zbuluar nga hulumtimi i kryer nga Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health. Studimi u botua në revistën European Respiratory Journal.
Në studim u përfshinë mbi 650 vetë, duhanpirës dhe jo duhanpirës. Studiuesit vlerësuan konsumin e tyre të frutave dhe perimeve në fillim të studimit dhe 10 vjet më vonë.
Doli në pah se konsumi i domateve dhe i frutave të freskëta, veçanërisht mollët, ka një efekt të dukshëm në ngadalësimin e rënies së funksionit të mushkërive në veçanti tek ish duhanpirësit; një shenjë se disa molekula të përfshira në këto ushqime janë aktive në riparimin e dëmtimit të mushkërive të shkaktuara nga pirja e duhanit. Efekti mbrojtës në mushkëri shihet me konsumimin e të paktën dy domateve në ditë dhe të paktën tre frutave (mollë në veçanti) në ditë.
“Ky studim tregon se dieta mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive të dëmtuara nga pirja e duhanit dhe të ngadalësojë procesin natyror të plakjes së mushkërive “, – thotë autorja e studimit Vanessa Garcia-Larsen.
“Funksioni i mushkërive natyrisht fillon të bjerë rreth moshës 30 vjeç, një shpejtësi e ndryshueshme në varësi të shëndetit të përgjithshëm të individit – përfundon ajo -, dieta mund të bëhet një mënyrë për të luftuar rritjen e sëmundjeve kronike, të cilat po bëhen një kërcënim për shëndetin global.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.